Të flakur në Mesjetë
Nga përkufizimi më klasik i forcave politike (partive apo organizatave), dihet se këto janë grumbullime vullnetarësh rreth kauzave e programeve politike të caktuara. Kështu ka qenë që në krye të kohës politike, që në organizimet e para të këtij lloji të dëshmuara në kulturat antike që lanë dokumente të shkruara.
Bashkë me evoluimin e qytetërimit përgjatë historisë, natyrisht që ka evoluuar dhe mënyra e të bërit politikë, organizimi, mjetet e përdorura, por edhe vetë kauzat politike kanë ndryshuar, si nga forma ashtu edhe nga përmbajtja. Zhvillimi historik, edhe pse ka ndjekur kryesisht një vijë dialektike, duke u zhvilluar mes kontradiktave trekëndore që garantonin përparimin nëpërmjet kritikës (dhe kundërshtimit), ka pasur raste që ka shënuar edhe regres, apo anakronizëm. Këto të fundit i përshtaten një përshkrimi të shkurtër të politikës shqiptare, që shekullin e njëzetenjë e filloi njësoj si të njëzetin, zhytur në një feudalizëm të jashtëkohshëm, që jashtë korrektesës, mund ta quajmë dhe barbar. Pse ndodh kjo?
Të pasionuarve pas historisë së Mesjetës (që në Shqipëri nuk duhet të jenë pak po të llogarisësh faktin që bestsellerët më të mirë janë libra që stërhollojnë në mënyrë thuajse shkencore etimologjira e historira Pellazgësh, Ilirësh e Arbrish) ka mundësi të kenë parë edhe perlat e kinemasë britanike të drejtuara nga Lorens Olivjeri, Riçardin e Tretë apo Henrin e Pestë, apo kryeveprat e Sergej Ajzenshtajnit, Aleksandër Njevskin dhe Ivanin e Tmerrshëm. Të katër filmat që ngjarjet i kanë të vendosura në Mesjetë, në fakt janë shfaqje të pastra politike, metafora që u zgjodhën pikërisht pse i përshtateshin kontekstit konfliktual të kohës që u prodhuan (gjatë Luftës së Dytë Botërore, e në kulm të luftës së ftohtë). Titulli i të katër filmave tregon shumë për ta, se në fakt te të katër filmat ngjarja zhvillohet rreth personazheve eponimikë, katër burrave të shteteve mesjetare, përqark të cilëve vërtiten tragjedi, heroizma, dashuri e tradhti, duke krijuar një ambient të përshtatshëm për epizëm. Natyrisht që mes Sergej Ajzenshtajnit dhe Lorens Olivjerit ndryshimet janë të mëdha, dy regjisorët u përkisnin shkollave të ndryshme, kishin në dispozicion teknologji të ndryshme, dhe kërkesat politike, etike e estetike me të cilat u përballën në zhvillimin e veprës së tyre ishin gjithashtu të pangjashme. Por të katër filmat e tyre përshkruhen nga një lajtmotiv, nga një frazë-formulë klishe e stërpërsëritur që ka të bëjë me kauzën politike të personazhit kryesor.
Aleksandër Njevski, Riçardi i Tretë, Henri i Pestë apo Ivani i Tmerrshëm, edhe pse si personazhe janë shumë të ndryshëm, kanë diçka që i bashkon, të qenit mbretër, prijës politikë, dhe të jetuarit në komunitete e kulturë tipike feudale mesjetare. Për këtë arsye, kur i kërkojnë bindje e besnikëri fisnikëve e bujarëve, apo kur i kërkojnë sakrificë e mbështetje popullit, të katër mbretërit bëjnë ftesën solemne për t‘iu bashkangjitur kauzës së tyre. Kështu, Aleksandër Njevski ka si kauzë shpëtimin e Rusisë nga kalorësit teutonë, Riçardi i Tretë ka si kauzë fitoren pushtetit të brendshëm dhe supremacinë e fisit të Jorkut ndaj atij të Lankasterit, Henri i Pestë ka si kauzë pushtimin e Francës prej Anglisë, dhe Ivani i Tmerrshëm ka si kauzë bashkimin e Rusisë dhe mposhtjen e armiqve të brendshëm e të jashtëm. Historia ka dëshmuar (dhe regjisorët e dinin) që këto kauza u ngritën në politikë vetëm nga këta persona, nga karizma e tyre e nga rrethi i tyre i ngushtë shërbyes. Prandaj nëpër filma, kur i drejtojnë ftesën popullit e fisnikëve mbretërit të gjithë thonë (thuajse me të njëjtat fjalë) "Bashkohuni me kauzën time". Një kauzë që siç lind, ashtu edhe vdes, me rënien e me zhdukjen e këtyre figurave historike. Kjo është kultura mesjetare, ky është feudalizmi, sistemi që siç dihet pushtetin e merr prej së lartmi e sjell në formë piramidale të ushtruar deri në bazë, sistemi ku secili e di se kush është "shefi" i tij, "shefi i shefit" dhe "shefi i madh fare". Paradigma politike të zhvillimit, apo administrimit nuk mund të priten në këtë lloj ambienti, ku gjithçka është e paqëndrueshme dhe e varur nga humori e nga dispozicioni i "shefit" dukë, princ a mbret.
E çuditshme, por situata politike në Shqipëri nuk është shumë e ndryshme. Në vend që të ketë konflikt për zhvillim, ka konflikt për pushtet. Në vend që të ketë përballje tezash e kauzash programore, ka përballje individësh e kauzash individuale. Në vend që të ketë pjesëmarrje të gjerë e të interesuar të popullit nëpërmjet diskutimeve, informimit e shtrirjes në bazë të politikëbërjes ka militantizëm, shpërndarje të injorancës dhe propagandë agresive. Pse? Një përgjigje e thjeshtë do të qe t‘ia hidhnim fajin të kaluarës abstrakte, mënyrës se si na robëruan bizantinë, sllavë e turq, italianë, gjermanë e komunistë, se si nuk na lanë t‘i përjetonim fazat tona historike siç do të qenkësh dashur të ndodhte. Kjo përgjigje faktikisht është sa e thjeshtë aq edhe e pavlerë. Së pari, sepse dihet historikisht që pjesa më e madhe e shteteve të sotme europiane (apo ballkanike), historinë e kanë pasur po aq të ashpër, në mos më shumë gjakësore. E megjithatë, asnjë prej këtyre vendeve nuk është në kushtet tona. Së dyti, t‘i hedhësh fajin të kaluarës nuk ka asnjë vlerë, përderisa politikës njeriu i drejtohet për të gjetur zgjidhje për të ardhmen.
Gabimi nuk qëndron tutje në kohë apo në hapësirë, gabimi qëndron pikërisht këtu, te mënyra e organizimit politik në Shqipëri, te forma e tek esenca e tij. Që ky gabim të ndreqet, duhet të ndryshojnë në mënyrë radikale forcat e mëdha politike në vend. Politika duhet të rigrumbullohet rreth programeve, e duhet të largohen të gjithë liderët mesjetarë që vijojnë të snobojnë institucionet me gjithëpushtetshmërinë e tyre. Përplasja individuale e Ramës me Berishën nuk është veçse një luftë gjelash, një ndeshje nga e cila varet e ardhmja e vendit. Por nuk arrin të jetë ndeshje alternativash, apo opsionesh.
E dimë që boshti i PD-së është Berisha dhe kauza e tij "antikomuniste", i cili së fundmi ka marrë përsipër kauzën nacionaliste (në reminishencë të Skënderbeut), ndërsa boshti i PS-së është Edi Rama me kauzën e tij "antiberishiane". Asnjëra prej partive nuk ka guxuar të ketë një kauzë të zhvillimit shoqëror e politik, një kauzë që të premtojë krijimin e një ekonomie funksionale të tregut, garancinë e konkurrencës, regjimin e zbutur të taksave (për të djathtët) apo ruajtjen e ekuilibrave shoqërorë, të drejtat e njeriut dhe taksat progresive (për të majtët). Në fakt, të dyja partitë nuk bëjnë dallime programore, janë catch all, të gatshme për të pranuar çfarëdolloj njeriu, me çfarëdolloj formimi apo bindje, mjaft që të jetë gati t‘i përulet feudalit, carit të demokratëve apo khanit të socialistëve.
Kjo është situata e korruptuar "feudale" ku ka përfunduar sot politika shqiptare, një situatë që ofron pasiguri dhe mungesë stabiliteti politik, e varur siç është nga humoret e nga dëshirat e prijësve. Një situatë që lë të papërfaqësuar shtresat e grupet e interesit, një situatë që vetë këto parti po i kthen në mjete gjithnjë e më të pështira të oligarkëve e monopolistëve vendas apo të huaj, në vegla të pasunarëve të rinj injorantë e arrogantë e të tjerëve të kësaj sëre.