E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafi ku, bllokohet një "BMW X5"

Një makinë luksoze është
bllokuar dje nga policia,
pasi dyshohet se është e vjedhur
jashtë Shqipërisë. Burimet
policore bënë të ditur se
nga seksioni kundër trafiqeve
të paligjshme, në orën 13:00, u
bë bllokimi i mjetit tip "BMWX5",
me targa angleze ART 31.
Makina me ngjyrë të zezë ishte
në përdorim të Arti Ilirjanit,
24 vjeç, banues në rrugën
"Arkitekt Kasëmi", ndërkohë
që rezulton në pronësi të Julia
Ilirjanit, 34 vjeçe, banuese në
Itali. Policia sqaroi më tej se
bllokimi i mjetit u bë pasi, nga
verifikimi i bërë në sistemin
ASF2 të Interpolit, rezulton
i vjedhur jashtë shtetit në
Angli. Grupi hetimor tha se u
kryen veprimet procedurale
dhe materialet do t‘i kalojnë
Prokurorisë, në gjendje të lirë,
në ngarkim të Julia Ilirjanit, për
veprën penale të "trafikimit të
mjeteve motorike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›