Shpërthen Biberaj: Topalli, në gjyq për shpifjet kundër meje
Akuzat e kryeparlamentares Topalli në adresë të tij, deputeti Biberaj i cilëson si një tymuese që synon të spostojë vëmendjen nga problemet kryesore. "Problemi kryesor është shkelja e Rregullores së Kuvendit nga vetë Kryetarja e Parlamentit. Çështja e biletave është e ulët, pasi për çdo takim kam informuar zonjën Topalli. Mund të pranoj me plot gojë se shpenzimet i kam përballuar vet, dhe nuk m‘i ka paguar Parlamenti", u shpreh Biberaj. Deputeti i Tropojës nuk tërhiqet nga ideja për të kërkuar një komision hetimor, për shpenzimet e udhëtimeve të tij dhe të atyre të Kryetares së Kuvendit.
"Do t‘i drejtohem edhe gjykatës për shpifjet", tha Biberaj, duke iu referuar akuzave se zëvendëspresidenti i Asamblesë së KE-së ka abuzuar me fondet publike. Deputeti Biberaj ka pranuar se rasti i fundit tregon se marrëdhëniet me Kryetaren e Parlamentit janë të krisura, por shton se përsëri do t‘i mbajë ato në rrugë institucionale. "Unë uroj që Kryeministri Berisha të mos ketë pasur dijeni për këtë", u shpreh Biberaj. Duke treguar kronologjinë sesi e ka mësuar aktin e shkarkimit nga pozicioni i Këshillit të Evropës, Biberaj tha se "sinjali i parë më erdhi nga gazetarët dhe nuk e kam besuar. Jam përpjekur të kontaktoj me Kryeministrin, por nuk arrita dot. I kam dërguar mesazhe Topallit dhe Patozit për të marrë një përgjigje dhe nuk kam marrë përgjigje". Deputeti Biberaj theksoi se ishte Strasburgu ai që e njoftoi lidhur me vendimin e kryeparlamentares Topalli. "Ky është një veprim aspak i denjë dhe ajo që është më e rëndësishmja është se është shkelur Rregullorja, pasi nuk është kompetencë e Kryetares së Kuvendit të bëjë zëvendësimin", u shpreh ai.
Sipas Rregullores, mandatimi i Aleksandër Biberaj si kryetar i delegacionit shqiptar është bërë nga Parlamenti në 2005-ën dhe po në të njëjtën mënyrë duhet të bëhej edhe shkarkimi i tij.
"Kjo përbën një puç të pastër institucional. Jam ndër deputetët më të votuar në Kuvend dhe mendoj se kjo sjellje nuk shkon", tha ai. Gjatë ceremonisë së përurimit të Presidentit të SHBA-së, dy deputetët e PD-së, Jozefina Topalli dhe Aleksandër Biberaj, megjithëse kanë qenë në të njëjtën ceremoni, nuk janë takuar për asnjë moment. "Nuk kam pasur as takime dhe as kontakte me Topallin në SHBA, unë kam qenë në delegacion të Këshillit të Evropës", shtoi Biberaj. Duke i bërë një paraqitje marrëdhënieve të tij me kryeparlamentaren Topalli, Biberaj shtoi se "marrëdhëniet me Topallin i kam pasur normale dhe nuk kam probleme personale. Mendoj se në politikë njerëzit, edhe nëse kanë gjëra personale, duhet t‘i kapërcejnë, sepse përfaqësojmë popullin". Deputeti Biberaj thekson se "Ligji i Dosjeve" nuk ka lidhje me vendimin e nënkryetares së PD-së. "Nuk ka lidhje zëvendësimi im me ‘Ligjin e dosjeve‘. Kam votuar ligjin, sepse është një qëndrim politik. Madje mund të shtoj se kontaktet e fundit me Terri David i kam në shtatorin e muajit të kaluar", u shpreh ai.