Gjendet trupi i pajetë i një foshnje, nisin hetimet
Trupi i një foshnje të pajetë është gjetur
dje pasdite rreth orës 16:00, në
breg të lumit Drin, mbrapa maternitetit
të qytetit të Lezhës. Foshnja e sapolindur
është gjetur nga banorët e zonës, të cilët
kanë bërë edhe denoncimin në polici.
Në vendngjarje ka arritur një grup ekspertësh,
të cilët kanë filluar menjëherë
hetimet për gjetjen e prindërve të foshnjës.
Burimet policore të Lezhës bënë të
ditur se një foshnje e porsalindur është
gjetur e vdekur në breg të lumit Drin, pas
maternitetit të Lezhës. Sipas policisë,
persona të rastësishëm kanë parë trupin
e pajetë të foshnjës dhe kanë njoftuar
menjëherë në sallën operative të Policisë
së Lezhës. Menjëherë në vendngjarje
shkoi grupi hetimor, që nisi punën për
dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje
të rëndë. Grupi i punës ka marrë në pyetje
dëshmitarët, por më pas edhe personelin
e maternitetit. Me gjithë hetimet e kryera,
deri në orët e vona të mbrëmjes, policia
nuk ka mundur të identifikojë autorët
e braktisjes së foshnjës. Kohët e fundit,
kanë qenë të shumta rastet kur fëmijë të
ardhur në jetë nga marrëdhënie paramartesore
kanë pasur fatin e keq të braktisen
sapo ata janë lindur. Rasti i fundit ishte
në Porto Romano, ku një foshnje e seksit
femër u gjet e braktisur.