Ankesat, komision vlerësimi për Patrullën e Përgjithshme
Qe me krijimin e Patrullës
së Përgjithshme të
Policisë, janë shtuar
shumë ankesat e qytetarëve
për ushtrimin e
detyrave të tyre. Kjo, jo për faktin
se ata kanë abuzuar me detyrën,
megjithëse nuk përjashtohen
raste, por sepse qytetarët ende
nuk kanë kuptuar se cila është
detyra funksionale e tyre. Për
këtë, policia është detyruar disa
herë të japë sqarime për funksionin
e Patrullës së Përgjithshme,
duke e vijuar edhe dje. Por, këtë
radhë, policia ka shpjeguar se
është ngritur edhe një grup pune
për ankesat e qytetarëve, kur punonjës
të policisë abuzojnë me
kompetencat e dhëna nga ligji.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp,
Policia e Tiranës sqaroi dhe një
herë funksionimin e Patrullave të
Përgjithshme të policisë, duke bërë
të ditur dhe kompetencat që kanë
ata dhe se, ku qytetarët mund të
ankohen për vendimet e tyre.
Sipas policisë, struktura e Patrullës
së Përgjithshme, deri më
tani, ka ndryshuar prezantimin
dhe imazhin e shërbimit policor
në Shqipëri, i cili do të jetë imazhi
i ri i policisë, veprimi profesional,
prezantimi etik në publik, integriteti
moral e qytetar dhe qëndrimi
human në sjelljen në detyrë, për
të bërë sa më reale atë që publiku
kërkon. Më tej, shpjegohet se
Patrulla e Përgjithshme, në ndryshim
nga shërbimet tradicionale
të policisë, është fuqiplotë
në konstatimin dhe ndëshkimin
e kundërvajtësve administrativë
në fushën e qarkullimit rrugor,
si dhe do të kryejë procedurat e
para të hetimit të krimit. Pra, veç
Policisë Rrugore, edhe Patrulla e
Përgjithshme ka gjithë të drejtën
për të ndëshkuar kundërvajtësit.
Aktiviteti dhe misioni i Patrullës
së Përgjithshme, në fushën e
kundërvajtjeve rrugore, është bazuar
në udhëzimin e ministrit të
Brendshëm, numër 1300, datë 21
gusht 2007, i cili citon "Mënyrën
e shqyrtimit dhe të evidentimit
të kundërvajtjeve administrative
në fushën e qarkullimit rrugor".
Ndërkaq, policia shpjegon se
për abuzimet e kryera nga ana e
uniformave blu, është ngritur një
komision vlerësimi. Komisioni
i ngritur do të shqyrtojë edhe
ankimet me shkrim, për të cilat
shprehet qytetari, ndaj masave
administrative që ka vendosur
punonjësi i policisë së Patrullës
së Përgjithshme dhe punonjësi
i Policisë Rrugore. Ky komision
vlerëson ankime në lidhje me
masat dhe detyrimet që jepen
për kryerjen e një veprimtarie
të caktuar ose pezullimin e
ndalimin e një veprimtarie të
caktuar. Gjithashtu, vlerëson
masa në lidhje me automjetin,
i cili mund të jetë i sekuestruar,
konfiskuar, larguar apo bllokuar,
pa lënë mënjanë masa në lidhje
me tërheqjen e dokumenteve të
qarkullimit, të lejes së drejtimit
apo dhe targën.
Policia detajon se vendimet që
merr komisioni për ankimet do
të evidentohen në një regjistër të
veçantë, si dhe do të përpilohen
në dy kopje, ku njëra do t‘i jepet
qytetarit. Për të gjitha kundërvajtjet
e konstatuara që kryhen
nga drejtuesit automjeteve me
leje drejtimi nga një shtet i huaj,
është kompetencë dhe merret
vendim nga kryetari i Këshillit të
Qarkut. Ndërkohë, për çdo vendim
të formës së prerë të marrë
nga Komisioni për kundërvajtjet
me masa plotësuese, si tërheqje
të dokumenteve të qarkullimit, të
lejes së drejtimit, të targës, të pezullimit
të lejes së qarkullimit dhe
të heqjes së patentës, komisioni
brenda pesë ditëve do të njoftojë
zyrtarisht Drejtorinë Rajonale të
Shërbimit të Transportit Rrugor.
Më tej, burimet zyrtare të policisë
shpjegojnë se të gjitha shqyrtimet
e kundërvajtjet administrative në
fushën e qarkullimit rrugor do të
bazohen në përputhje me ligjin
numër 7697, datë 07.04.1993 "Për
kundërvajtjet administrative" i
ndryshuar dhe në Kodin Rrugor
të Republikës së Shqipërisë. Në
këtë kontekst, policia bën me
dije se Patrulla e Përgjithshme,
në fokus të detyrave të saj, do të
ketë atributet e vënies së masave
administrative kundër shkelësve
të ligjit, pasi Policia e Shtetit po
punon për t‘u transformuar,
në një organizatë policie me të
vërtetë moderne, me bazë në
komunitet dhe të orientuar drejt
shërbimit ndaj tij.
së Përgjithshme të
Policisë, janë shtuar
shumë ankesat e qytetarëve
për ushtrimin e
detyrave të tyre. Kjo, jo për faktin
se ata kanë abuzuar me detyrën,
megjithëse nuk përjashtohen
raste, por sepse qytetarët ende
nuk kanë kuptuar se cila është
detyra funksionale e tyre. Për
këtë, policia është detyruar disa
herë të japë sqarime për funksionin
e Patrullës së Përgjithshme,
duke e vijuar edhe dje. Por, këtë
radhë, policia ka shpjeguar se
është ngritur edhe një grup pune
për ankesat e qytetarëve, kur punonjës
të policisë abuzojnë me
kompetencat e dhëna nga ligji.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp,
Policia e Tiranës sqaroi dhe një
herë funksionimin e Patrullave të
Përgjithshme të policisë, duke bërë
të ditur dhe kompetencat që kanë
ata dhe se, ku qytetarët mund të
ankohen për vendimet e tyre.
Sipas policisë, struktura e Patrullës
së Përgjithshme, deri më
tani, ka ndryshuar prezantimin
dhe imazhin e shërbimit policor
në Shqipëri, i cili do të jetë imazhi
i ri i policisë, veprimi profesional,
prezantimi etik në publik, integriteti
moral e qytetar dhe qëndrimi
human në sjelljen në detyrë, për
të bërë sa më reale atë që publiku
kërkon. Më tej, shpjegohet se
Patrulla e Përgjithshme, në ndryshim
nga shërbimet tradicionale
të policisë, është fuqiplotë
në konstatimin dhe ndëshkimin
e kundërvajtësve administrativë
në fushën e qarkullimit rrugor,
si dhe do të kryejë procedurat e
para të hetimit të krimit. Pra, veç
Policisë Rrugore, edhe Patrulla e
Përgjithshme ka gjithë të drejtën
për të ndëshkuar kundërvajtësit.
Aktiviteti dhe misioni i Patrullës
së Përgjithshme, në fushën e
kundërvajtjeve rrugore, është bazuar
në udhëzimin e ministrit të
Brendshëm, numër 1300, datë 21
gusht 2007, i cili citon "Mënyrën
e shqyrtimit dhe të evidentimit
të kundërvajtjeve administrative
në fushën e qarkullimit rrugor".
Ndërkaq, policia shpjegon se
për abuzimet e kryera nga ana e
uniformave blu, është ngritur një
komision vlerësimi. Komisioni
i ngritur do të shqyrtojë edhe
ankimet me shkrim, për të cilat
shprehet qytetari, ndaj masave
administrative që ka vendosur
punonjësi i policisë së Patrullës
së Përgjithshme dhe punonjësi
i Policisë Rrugore. Ky komision
vlerëson ankime në lidhje me
masat dhe detyrimet që jepen
për kryerjen e një veprimtarie
të caktuar ose pezullimin e
ndalimin e një veprimtarie të
caktuar. Gjithashtu, vlerëson
masa në lidhje me automjetin,
i cili mund të jetë i sekuestruar,
konfiskuar, larguar apo bllokuar,
pa lënë mënjanë masa në lidhje
me tërheqjen e dokumenteve të
qarkullimit, të lejes së drejtimit
apo dhe targën.
Policia detajon se vendimet që
merr komisioni për ankimet do
të evidentohen në një regjistër të
veçantë, si dhe do të përpilohen
në dy kopje, ku njëra do t‘i jepet
qytetarit. Për të gjitha kundërvajtjet
e konstatuara që kryhen
nga drejtuesit automjeteve me
leje drejtimi nga një shtet i huaj,
është kompetencë dhe merret
vendim nga kryetari i Këshillit të
Qarkut. Ndërkohë, për çdo vendim
të formës së prerë të marrë
nga Komisioni për kundërvajtjet
me masa plotësuese, si tërheqje
të dokumenteve të qarkullimit, të
lejes së drejtimit, të targës, të pezullimit
të lejes së qarkullimit dhe
të heqjes së patentës, komisioni
brenda pesë ditëve do të njoftojë
zyrtarisht Drejtorinë Rajonale të
Shërbimit të Transportit Rrugor.
Më tej, burimet zyrtare të policisë
shpjegojnë se të gjitha shqyrtimet
e kundërvajtjet administrative në
fushën e qarkullimit rrugor do të
bazohen në përputhje me ligjin
numër 7697, datë 07.04.1993 "Për
kundërvajtjet administrative" i
ndryshuar dhe në Kodin Rrugor
të Republikës së Shqipërisë. Në
këtë kontekst, policia bën me
dije se Patrulla e Përgjithshme,
në fokus të detyrave të saj, do të
ketë atributet e vënies së masave
administrative kundër shkelësve
të ligjit, pasi Policia e Shtetit po
punon për t‘u transformuar,
në një organizatë policie me të
vërtetë moderne, me bazë në
komunitet dhe të orientuar drejt
shërbimit ndaj tij.