E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të ftohtë dhe dëborë, gjatë gjithë javës

Moti i ftohtë dhe reshjet e dëborës do të na shoqërojnë pothuajse gjatë gjithë javës. I ftohti i këtyre ditëve, që ka përfshirë gjithë Europën Lindore, Qendrore si edhe Gadishullin e Ballkanit, do të përkeqësohet gjatë ditëve në vijim. Sipas parashikimit të institutit "Meteoalb" pritet që i ftohti, që ka përfshirë pjesën më të madhe të kontinentit europian, të ndihet dhe në vendin tonë. Kështu për ditët në vijim, priten reshje të dendura shiu dhe dëbore, si dhe temperatura të ulëta të shoqëruar me ngrica. Gjatë ditës së sotme pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore. Java në vazhdim pritet të jetë me vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Për sa u përket temperaturave të ajrit, pritet që ato të pësojnë rënie graduale nga dita në ditë. Kjo situatë termike do të vijojë gjatë gjithë 10-ditëshit të dytë të dhjetorit. Temperatura minimale në rang vendi do të zbresin deri në 7 gradë. Ndërkaq pritet që shpejtësia e erës të shkojë deri në 65 km/h, duke parashikuar probleme në trafikun detar pasi dallgëzimi do të arrijë deri në 7 ballë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›