E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon riparimi i defekteve në linjën Vau i Dejës -Lezhë

13/01/2009  Deri të mërkurën

Punimet për riparimin e linjës së transmetimit Vau i Dejës - Lezhë që u dëmtua gjatë ditëve të para të janarit si rezultat i motit të keq përfundojnë të mërkurë. Sipas drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Ymer Balla, brigadat e riparimit të avarive të OST-së po punojnë me intensitet. “Deri tani brigadat e riparimit të avarive kanë ngritur shtatë shtylla të tensionit të lartë, ndërsa sot po punohet për ngritjen e shtyllës së fundit dhe shtrirjen e telave”, - tha Balla. Pas riparimit të linjës Vau i Dejës-Lezhë 220 KV të gjitha linjat e transmetimit të energjisë elektrike do të jenë në punë. Si pasojë e motit të keq në këtë linjë të transmetimit të energjisë u dëmtuan tetë shtylla të tensionit të lartë. Sipas të dhënave të OST-së, dëmtime patën edhe linja të tjera, që u riparuan menjëherë nga brigadat e riparimit të avarive të Operatorit të Transmetimit të Energjisë. Riparimi i avarisë deri ditën e mërkurë do të rikthejë në normalitet furnizimin me drita në këto zona. Aktualisht, furnizimi me energji kryhet me ndërprerje në disa qytete, përfshi edhe Tiranën, që furnizohen nga kjo linjë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›