E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjitha finalet e Milanit

- Finalja e 23 majit në Athinë, do të jetë e 11-ta për Milanin në Kupën e Kampioneve, sot Liga e Kampioneve. Skuadra kuqezi kthehet pas dy vitesh në një finale, pas asaj të humbur me penallti kundër Liverpulit. Nga 10 finalet e luajtura deri tani, Milani, që është edhe skuadra e parë italiane që ka fituar Kupën e Kampioneve, ka fituar 6 herë: kundër Ajaksit (4-1), Steaua Bukushtetit (4-0), Barcelonës (4-0), dy herë kundër Benfikës (2-1, 1-0) dhe Juventusit (0-0 në lojë, 3-2 me penallti). Milani ka humbur katër herë: kundër Realit të Madridit (2-3), Olimpikut të Marsejës (0-1), Ajaksit (0-1) dhe Liverpulit (3-3 në lojë, 2-3 me penallti)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›