E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhi Krasniqi, vjen edhe fitorja e 15-të në ringun profesionist

- Boksieri shqiptar me pasaportë gjermane, Haxhi Krasniqi, ka shënuar edhe fitoren e tij të 15-të në ringun profesionist, pasi të dielën në mbrëmje ka mposhtur debutuesin austriak Patrick Berger. Krasniqi ka fituar duelin prej katër rundash të kategorisë gjysmë të rëndë me vendimin unanim të gjyqtarëve. Vetëm tri ditë para përballjes me Bergerin, 21-vjecari Krasniqi kishte fituar një tjetër mec ndaj Robert Igrec, një tjetër debutues në ringun profesionist. Haxhi Krasniqi ka pësuar vetëm dy humbje në karrierën e tij si profesionist dhe konsiderohet si një nga më të talentuarit e sportit të dorezave në Gjermani.
Duelin e radhës ai e zhvillon më 7 korrik në Koln të Gjermanisë kur do të përballet me ish-kampionin amerikan të kategorisë gjysmë të rëndë, 36 vjecarin Berry Butler (23 fitore, 12 humbje). Ky duel do të jetë paramec i përballjes për titullin botëror të kategorisë së rëndë në versionet IBF dhe IBO mes kamponit ukrainas Wladimir Klitschko dhe sfiduesit amerikan Lamon Brewster.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›