E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjithë e duan Xhemailin, ofertë edhe nga Liverpuli

E duan të gjithë, e kërkojnë të gjithë, sikur të ishte "Berberi i Seviljes". Po flasim për Blerim Xhemailin, që me sa duket është perla e zezë e Torinos. Në kërkim të tij shikojmë Udinezen, Fiorentinën, Palermon dhe as më pak e as me shumë se Liverpulin. Pra, atëherë kur shpreheshim se Blerimi vlente të paktën 15 milionë euro, nuk ishim edhe aq të çmendur. Merkatoja po sillet rreth tre emrave, që nga momenti kur braziliani Melo doli nga konkurrenca: Xabi Alonso (25 mln), D‘Agostino (21 mln) dhe pikërisht Xhemailit, vlera e të cilit është rritur nga 3 milionë në bashkëpronësi me Fiorentinën në 9 milionë për Palermon (e cila dëshiron ta paguajë me lojtarë), ndërsa Liverpuli nuk ka shprehur ende shifra. Shqiptari nga Maqedonia, me pasaportë zvicerane është tashmë në qendër të merkatos dhe mund të thuhet me siguri se, sezonin e ardhshëm ai nuk do të luajë në Serinë B me Torinon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›