E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Të gjithë me huqe”



Premiera “Të gjithë me huqe” e regjisorit Gëzim Kame do të ngjitet të dielën në skenën e Teatrit Kombëtar. Komedia e Laurent Baffti do të interpretohet nga aktorët Viktor Zhusti, Roland Trebicka, Olta Daku, Rajmonda Bulku, Genc Fuga, Ermela Teli dhe Anila Muça, për të cilët regjisori Kame u shpreh se “pasionin e madh, që kam punuar për këtë vepër, nuk e kam ndjerë ndonjëherë gjatë gjithë karrierës sime. Grupi i aktorëve ka punuar me një pasion të jashtëzakonshëm për këtë vepër”. Dje, gjatë një konference për shtyp, ai shtoi po ashtu se kjo është një vepër tepër interesante dhe e punuar në mënyrën më profesionale. Sipas tij, rrallëherë ekzistojnë vepra që të gjenden gjashtë karaktere krejtësisht të ndryshëm në të njëjtën kohë në skenë. Shfaqja do të vihet më datë 3 maj në orën 20:00 në TK.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›