E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, Dokle: Rama do të jetë Kryeministri i ri mbas 28 qershorit

Në një prononcim mediatik në qytetin e Shkodrës, Namik Dokle iu ka bërë të qartë qytetarëve të qytetit më të madh në veri, se nesër mund të kenë një Kryeministër socialist si Edi Rama, por edhe një President të Republikës, si ambicje e Fatos Nanos.
Dokle ka shprehur një siguri të madhe në fitoren e PS-së në fund të qershorit, dhe dy nga arsyet janë thellimi i varfërisë së shqiptarëve gjatë qeverisjes Berisha dhe mos efiçencën në luftën kundër korrupsionit. Ai ka thënë gjithashtu se Fazlliç është favorizuar në blerje pronash në Shqipëri dhe Gërdecin si shpërthim të korrupsionit në vënd. Dokle ka shpjeguar se në NATO është Shqipëria dhe jo qeveria, dhe ka kritikuar shumë anë sipas tij negative të kësaj qeverisjeje. Dokle për ish kreun e PS-së Fatos Nano, ka deklaruar se sjellja e tij vitet e fundit ka treguar se objektivi i tij është që të jetë presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Kurse për kreun aktual Rama është treguar i sigurt se ai kandidon për Kryeministër të Shqipërisë, ndaj ka pak rëndësi nëse do të jetë në listën e kandidaturave për deputet të PS-së. Ai është treguar shumë entuziast edhe për një fitore në qarkun e Shkodrës dhe ka deklaruar se PS-ja në këtë qark do të fitojë 5-së deputetë, PD-ja vetëm 5-së deputetë, kurse deputeti i 11-të do të shikohet se cilës forcë do ti përkasë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›