Të gjithë në shënjestër

Presidenti Fatmir Sejdiu ka shfrytëzuar një takim me kryetarët e komunave të Kosovës për të bërë deklarata rreth temës më aktuale të këtyre ditëve në Kosovë- luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ai ka shfrytëzuar takimin e parë me udhëheqësit e komunave pas zgjedhjeve komunale për t’ua uruar postet, por edhe për t’ua tërhequr vërejtjet atyre që puna në nivel lokal të bëhet duke respektuar ligjin dhe Kushtetutën.
Numri një i vendit ditëve të fundit ka realizuar një varg takimesh kryesisht me zyrtarë të organeve të drejtësisë.
Pas takimit me kryetar të komunave, Sejdiu ka folur edhe para gazetarëve, ku ka thënë se të gjithë ata që janë në kundërshtim me ligjin, duhet të vihen në shënjestër.
“Unë mbështes gjithmonë zbatimin e plotë të ligjit dhe vënien në shënjestër të të gjithë personave që mund të kenë ardhur në kundërshtim me ligjin”, ka thënë Sejdiu.
“Në këtë kuadër edhe në luftimin e korrupsionit. Institucionet e vendit duhet të bëjnë punën e vet të suksesshme, por edhe mbështetja e EULEX-it është e domosdoshme, në këtë aspekt, në pjesën e mandatit që ka. Dhe ekziston një bashkëpunim i mirë”, ka shtuar ai.
Presidenti i Kosovës po ashtu ka theksuar se arrestimet e mundshme për korrupsion dhe krim të organizuar nuk e destabilizojnë vendin.
“Kosova nuk është temë, Kosova nuk është duke u ndjekur. Kosova është në rrugën e saj të mirë, në rrugën e suksesit. Por, natyrisht, në këtë pjesë të suksesit ka edhe shumë çështje që duhet punuar më mirë”, ka thënë Sejdiu.
Më pas, ai ka folur edhe për rolin e EULEX’it duke thënë se vendi duhet ta shfrytëzojë praninë e këtij misioni europian për sundim të ligjit për të shkurtuar rrugën drejt Bashkimit Europian.
“Ne e kemi ftuar EULEX-in në Kosovë, që të jetë mbështetës i rëndësishëm në realizimin e politikave tona si shtet i ri dhe besoj se kjo mbështetje do të jetë vetëm në kuptimin pozitiv. Ne duam të jemi në Bashkimin Evropian sa më shpejt. Është rast yni që ta shfrytëzojmë prezencën ndërkombëtare për të shkurtuar rrugën”, ka theksuar ai.
Në deklaratën për media që e ka shpërndarë Presidenca e Kosovës, pas takimit, thuhet se Sejdiu ka theksuar se sundimi i ligjit lidhet me të gjitha fushat.
“Sundimi i ligjit dhe zbatimi i tij nuk është vetëm çështje e pushtetit qendror, vetëm e gjyqësorit, e sistemit prokurorial apo edhe e organeve të ndjekjes, por është edhe e pushtetit lokal, në krejt nivelet. Sundimi i ligjit nuk lidhet vetëm në një fushë, por lidhet me të gjitha fushat e jetës”, ka thënë ai.
“Qëllimi themelor është që pushteti lokal të dëshmohet si faktor i pashkëputshëm i zinxhirit institucional të Kosovës. S’mund të ketë funksionim të Kosovës nëse shikohet vetëm puna në nivelin qendror dhe të mos shikohet puna që bëhet në nivelin lokal dhe anasjelltas”, u ka thënë Sejdiu krerëve komunalë.