Pjesa jonë

Vlerësimet e Qeverisë së Kosovës për të arriturat në vend gjatë nëntë muajve të fundit do të merren parasysh nga Komisioni Europian gjatë hartimit të Raportit të Progresit për vitin 2010 që do të publikohet në tetor të këtij viti.
Ekzekutivi i vendit pritet që të premten t’i miratojë në kabinetin qeveritar të gjitha vlerësimet për të arriturat, të cilat më 15 qershor do t'ia dorëzojë Komisionit Europian.
Në mbledhjen e Këshillit Ndërministror për Integrime Europiane, i mbajtur të mërkurën, kryeministri Hashim Thaçi tha se Kosova po ecën me dinamikë të përshpejtuar
në proceset integruese, ndërsa kërkoi që të ketë koordinim më të mirë të ekzekutivit dhe legjislativit në miratimin më të shpejtë të ligjeve.
“Koordinimi mes ekzekutivit dhe Kuvendit duhet të përmirësohet urgjentisht. Prandaj, kërkohet nga secili institucion sponsorizues i projektligjeve të forcojë dhe intensifikojë bashkëpunimin me Kuvendin për këtë qëllim, kurse Kuvendi ka nevojë të rrisë kapacitetet teknike për koordinim më të mirë mes institucioneve sponsorizuese të projektligjeve, sidomos sa i përket planifikimit më të mire“, tha Kryeministri Thaçi.
Shefi i Qeverisë ka thënë në këtë takim se pas publikimit të Raportit të Progresit të vitit 2009 dhe studimit të fizibilitetit, është iniciuar procesi i liberalizimit të vizave dhe marrëveshjes tregtare mes Kosovës dhe Bashkimit Europian.
Sipas tij, në përputhje me këto avancime dhe kërkesa të tjera, është kërkuar edhe një qasje më proaktive dhe intensifikim i agjendës proeuropiane e institucioneve të vendit dhe për këtë qëllim janë miratuar 10 prioritete strategjike.
Kryeministri Thaçi tha se Bashkimi Europian ka një qëndrim unik ndaj Kosovës lidhur me perspektivën europiane.
“Ne duhet të vazhdojmë në planin e gjithanshëm implementimin e kritereve të domosdoshme demokratike, për të përshpejtuar procesin integrues të Republikës së Kosovës në BE. Edhe pse 5 vende nga BE’ja nuk e kanë njohur Kosovën, BE’ja ka qëndrim unik sa i përket perspektivës europiane për Kosovën. Një perspektivë kjo për të cilën jemi duke punuar maksimalisht dhe kjo punë është duke u vlerësuar nga Brukseli”, tha Thaçi.
Ndërsa, ministri i Integrimit Europian, Besim Beqaj, si koordinator i institucioneve të Kosovës me Komisionin Europian, deklaroi se Raporti i Progresit është çështje thelbësore në rrugëtimin drejt integrimit europian dhe në strukturat euroatlantike.
“Ne, deri më datën 15 qershor, do t’i dorëzojmë imputet tona Komisionit dhe hapi tjetër i cili do të pasojë do të jetë më 1 tetor, ku realisht edhe mund t’i japim vlerësimet tona shtesë, të cilat do të rrjedhin nga takimi i 6 korrikut, që e kemi seancën plenare të Stabilizim Asocimit, ku institucionet e Kosovës, përgatiten që këto impute të jenë të matshme dhe të fokusuara në kuadër të rekomandimet që kanë dalë nga Raporti i Progresit të vitit të kaluar”, ka thënë Beqaj.
Ndërkaq, në emër të Kryesuesit të Komisionit Europian në Kosovë ka folur Domenika Domani, e cila ka mirëpritur kontributin e institucioneve të vendit për Raportin e Progresit.
“Siç është thënë në të kaluarën, Komisioni Europian e ka lansuar Raportin e Progresit për vitin 2010, andaj do të mirëprisnim kontributin tuaj në këtë raport dhe azhurnimin e mëtejmë që është paraparë të ndodhë në muajin tetor. Pra, përcjellim me vëmendje të gjitha veprimet e ndërmarra, legjislacionin, që në fakt është miratuar dhe në çfarë faze të zbatimit është. Ne nuk do të përqendrohemi në projektligje, apo në plane politike, por do të përqendrohemi në gjërat që janë realizuar apo arritur gjatë periudhës së raportimit”, ka theksuar Domani, duke shtuar se gjithashtu do të diskutohen edhe të arriturat që janë bërë nga shtatori i vitit 2009.