Drejtoresha Bankes Boterore sot ne Shqiperi
Tirane 9 janar NOA - Drejtoresha e Larte e Bankes Boterore Ngozi Okonjo-Iweala do te vizitoje per here te pare Shqiperine diten e sotme.
Qellimi kryesor i kesaj vizite do te jete promovimi i Agjendes se re te rritjes per Shqiperine dhe te shprehe mbeshtetjen qe Banka i jep qeverise bazuar ne Strategjine e Partneritetit per Vendin.
Gjithashtu ajo do te shprehe solidaritetin e Bankes me te demtuarit nga permbytjet e fundit masive ne zonen e Shkodres si dhe do te diskutoje mbi mbeshtetjen e mundshme per zbutjen e rreziqeve ne te ardhmen.
Gjate vizites se saj treditore Ngozi Okonjo-Iweala do te zhvilloje takime me kryeministrin Sali Berisha anetare te kabinetit qeveritar guvernatorin e Bankes se Shqiperise Ardian Fullani si dhe perfaqesues te opozites.
a.k.NOA