E Diel, 1 Nëntor 2026

Të gjithë të çmendur pas Karlës

Kjo është e para vizitë shtetërore e një Presidenti francez në Britani, në 12 vitet e fundit, por pjesa më e madhe e titujve kryesorë, në gazetat britanike, i ishin dedikuar Brunit. Supermodelja e kthyer në këngëtare ishte në qendër të vëmendjes në banketin shtetëror në Kështjellën Uindsor, mbrëmjen e së mërkurës, ku bisedonte lirshëm me anëtarët e familjes mbretërore. E siç thonë të gjithë, debutimi i saj si Zonjë e Parë ishte pa të meta, duke filluar që nga zgjatja e dorës drejt Princit Çarls, që ia puthi me delikatesë, e deri te përkulja para Madhërisë së saj e xhiroja me karrocë me Princin Filip të Edinburgut. Sipas zërave të mbledhur nga parisienia "Lë Figaro", me stilin londinez të Karlës është angazhuar një stilist britanik, pavarësisht se ekscentrik, Xhon Galliano. Aq shkëlqyese ka qenë dama e parë franceze, sa që ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen e opinionit nga bashkëshorti i saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›