Të hënën paradite, Kryeministri Berisha zhvilloi homazhe në nderim të aktorit të shquar Sulejman Pitarka, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë. Duke vlerësuar rolin dhe kontributin e ak
Të hënën paradite, Kryeministri Berisha zhvilloi homazhe në nderim të aktorit të shquar Sulejman Pitarka, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.
Duke vlerësuar rolin dhe kontributin e aktorit Sulejman Pitarka në skenën e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Kryeministri u shpreh:
"Me Sulejman Pitarkën, skena dhe filmi shqiptar humbin një prej kolosëve më të shquar të tyre. Pitarka lë një trashëgimi të madhe në Teatrin Kombëtar të vendit dhe në kinematografi. Artist, që me rolet e tij si në skenën e teatrit ashtu dhe në ato të filmave, ngjalli admirimin më të thellë të publikut artëdashës shqiptar.
Me këtë rast unë i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të qeverisë, familjes së Zotit Pitarka dhe mbarë komunitetit artistik të vendit."