Poli i Lirisë në Vaun e Dejës - Ndoka: Presione e kërcënime ndaj PDK
Poli i Lirisë vijoi fushatën elektorale në Vaun e Dejës, ku kreu i PDK-së, Nard Ndoka kandidon në 28 qershor. Ndoka sulmoi ashpër nënkryetaren e PD-së, Jozefina Topalli. “Politikanë dritëshkurtër, të cilët i kanë sjellë dëme kolosale vendit dhe imazhit të tij në arenën ndërkombëtare kanë ndërmarrë një fushatë agresive plot fyerje, shpifje, mashtrime, presioni e terrori ndaj PDK-së, me qëllim gjunjëzimin e alternativës demokristiane”, tha Ndoka. Sipas tij, “PDK-ja dhe drejtuesit e saj nuk do të mposhten, të tremben e të frikësohen nga aktet terroriste që duart kriminale po organizojnë kundër nesh. Ju bëj me dije këtyre politikanëve të pashpirt se presionet dhe aktet e tyre terroriste nuk do të mund të na frikësojnë”.