Topalli: Asnjë votë aleatëve të PD
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në takimet e saj në qytetin e Shkodrës vazhdon t’i bëjë thirrje elektoratit të saj të mos japë asnjë votë aleatëve të PD-së. “Ajo që ne kërkojmë kësaj radhe, dhe unë do dëshiroja që përmes jush t’ia transmetoja çdo qytetari, është që: Edvin Rama në fakt realisht nuk vlen që të merresh me të. Kësaj radhe edhe për shkak të sistemit elektoral, gara nuk është midis kandidatëve për deputetë. Për shkak të ndryshimit të të gjithë sistemit, deputet në çdo zonë, në çdo vend të Shqipërisë është vetëm Sali Berisha. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që ne nuk e kemi luksin për të humbur asnjë votë, për asnjë parti tjetër të vogël, sepse është e votë e humbur. Unë nuk besoj se shqiptarët kanë luksin për të çuar vota të humbura”, tha Topalli gjatë takimeve me mjekët në qytetin e Shkodrës.