Të jetosh i lirë
Qëllimi që të këshilloj është ai që mënjanon rrezikun: të mos shoqërohesh me njerëz që ndryshojnë nga ne dhe që kanë pikësynime te kundërta me ne.
Megjithatë, unë kam besim tek ti. Ata kurrë nuk mund të kthejnë ty nga rruga jote, qe ke nisur e nuk do të heqësh dorë nga vendimi yt edhe sikur rastësisht do të ndodhesh në mes të një turme intrigantësh.
Me këtë unë dua të të them se nuk kam frikë se ata kanë të tillë fuqi të të ndryshojnë, por kam frike, shumë frikë se mos të pengojnë.
Edhe në fakt është ajo që na pengon na fajëson, sepse jeta është shumë e shkurtër. E ne e shkurtojmë edhe me shumë me paqëndrueshmërinë tonë, duke e filluar e rifilluar pafundësisht. Kështu ne e copëtojmë, e shkatërrojmë atë.
Atëherë nuk duhet humbur një minutë. Ti duhet të përfytyrosh sikur armiku të ndjek pa ndërprerë këmba- këmbës dhe ti duhet të shtosh vrapin, sikur ti nuhat afrimin e kalorësisë që ndjek të arratisurit nga fusha e betejës. Një e ngjashme po të ndodh edhe ty: po të ndjekin. Vrapo më shpejt! Shpëto! Zër një strehë! Pas kësaj, ty do të të vijë vazhdimisht në mendje mendimi i mëposhtëm;
E para gjë që duhet të bësh është të mos pengosh veten, është mirë të mësohesh me mjaftimin e përmbushjes së nevoja të domosdoshme, për të cilat fati të detyron. Nuk duhet të ngatërrohesh më tepër, ndryshe nuk do të ketë shpëtim për ty, dhe jo vetëm kaq, po do të behet e ditur se rënia jote nuk qe e papritur.
Në fakt zakonet që ndeshen shpesh në jetë si nuk mund të bëj ndryshe, ose edhe nëse nuk do të doja, skisha çtë bëja, ose edhe në qoftë se nuk do të doja skisha çtë bëja, janë gënjeshtra.
Asnjë nuk është i detyruar të vrapojë pas fitores. Përkundrazi, është më mirë të ndalesh në vend, se sa ta nxitësh fatin që të shtyn.
Sa bukur do të ishte sikur të mund ta mbyllja jetën time para se të vdisja dhe pastaj të prisja i qetë ditët që më mbeteshin, pa kërkuar nga vetja ime asgjë, duke shijuar një lumturi që ska lidhje me jetëgjatësinë!
Kur do të vijë ajo kohë e qetë pa asnjë shqetësim për të nesërmen, kur do jem krejtësisht i ngopur nga vetvetja?
A dëshiron të dish pse njerëzit janë lakmitarë për të ardhmen?
Sepse asnjë nuk i kushtohet vetvetes. Ja përse prindërit e tu të urojnë ty për dëshirat që kanë pasur e nuk kanë mundur ti realizojnë dot.
Ndërsa unë përkundrazi, dëshiroj me zemër që ti të mos përfillësh asnjë nga urimet e tyre, me anë të cilave ata shpresojnë të rritin mirëqenien tënde.
Ki kujdes se urimet e tyre kërkojnë të shtypin shumë njerëz për të të pasuruar ty.
Gjithçka që mund të sjellin ata, duhet tua heqin më parë dikujt tjetër.
Uroj që të kesh liri të plotë për tu marrë me veten tënde, me qëllim që shpirti yt i trazuar nga mendime bredharake më në fund të gjejë qetësi dhe, dhe si i patundshëm që është bërë të mund të kënaqet me veten e tij. Duke qenë se e ka kuptuar se cilat janë të mirat e vërteta, shpirti yt nuk do të ketë nevojë për vite shtesë. Ai vetë është ngritur mbi nivelin e nevojave dhe vetvetisht është çliruar nga tutela.
Është i lirë ai që jeton pasi e ka mbaruar jetën e tij.
