E Shtunë, 31 Tetor 2026

175 mijë nënshkrimet e Kurtit

Këshilli organizativ kundër procesit gjyqësor të Albin Kurtit, të dielën ka bërë të ditur se janë gjithsej 175 mijë nënshkrime të mbledhura në peticionin kundër procesit ndaj udhëheqësit të “Vetëvendosje”-s, peticion ky i cili do t’i dorëzohet presidentit të Shqipërisë Bamir Topi, sekretarit të përgjithshëm të KB-ve Ban Ki-Mun, shefes së diplomacisë evropiane Ketrin Eshton dhe Këshillit të Evropës.

Në një konferencë për media, Valon Murati nga Këshilli i Prishtinës ka thënë se nga 175 mijë nënshkrime të mbledhura, në Kosovë janë mbledhur 148.216 nënshkrime, në Mal të Zi 876, Preshevë 1.207 dhe Shqipëri 12.187.

Sipas tij, seanca e Kuvendit të Kosovës, ku është debatuar për ngjarjet e 10 shkurtit, ka pasur anët pozitive dhe negative të saj. Murati ka thënë se Kuvendni është dashur të dalë me një deklaratë apo edhe të krijonte një komision parlamentar për hetimin e ngjarjeve të shkurtit, por seanca sipas tij përfundoi në mënyrë arbitrare.

Linda Duraku nga Këshill i Malit të Zi, ka bërë të ditur edhe në këtë pjesë janë mbledhur nënshkrime për mbrojtjen e Albin Kurtit.

“Edhe në Mal të Zi është ngritur procesi gjyqësor ndaj Albin Kurtit edhe gjithsej nënshkrime janë mbledh 876, kryesisht 900”, tha Duraku.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›