Të kërcënuar nga antenat e celularëve
Kompanitë e telefonive celulare në Shqipëri nuk janë thjeshtë hajdutët e xhepave të shqiptarëve, pasi aplikojnë tarifat më të larta në Europës, por janë edhe vrasës të shëndetit. Antenat që përhapin rrezatime të dëmshme ata i vendosin ku të duan, mbi koka tona, në oborret e shtëpive tona e në taracat e shkollave të fëmijëve tanë. Ne nuk e dimë shkallën e rrezatimit, nuk dimë shkallën e dëmit që na shkaktojnë. Ky problem asnjëherë nuk ngrihet, as në media e as në qeveri e parlament. Pasi ato, me paratë tona, i kanë blerë të gjitha. Median, qeverinë dhe parlamentin, i cili ende nuk ka miratuar ligjin për mbrojtjen nga rrezatimi.
Tiranë – Komunikimi me celular është bërë pjesë e pandarë e çdo individi, ashtu si kompjuteri apo një mori pajisjesh të tjera elektrionke që mundëson zhvillimi teknologjik. Në një botë të tillë është e pamundur të qëndrosh larg ndikimit të rrezeve që përhapin këto sinjale.
E ndërsa një pjesë e njerëzve e mirëpresin zgjerimin e shërbimeve, banorë të disa lagjeve kryesore në Tiranë shprehen se këto mjete po dëmtojnë rëndë shëndetin e tyre. Shqetësimet e qytetarëve marrin shkas nga vendosja e antenave telefonike apo të sinjaleve të tjera në qendra të banuara, si në tarracat e pallateve, apo brenda lagjeve në fshatra.
Shqetësimi i njerëzve nuk ka mbërritur dot të përhapet më shumë se në pallatin apo lagjen ku ata jetojnë. Edhe pse emetuese të informacionit, kompanitë e telefonive celulare ia kanë dalë ti bllokojnë ankesat etyre pasi përmes reklamava ato kanë blerë të gjitha mediat. Për pasojë banorët nuk dinë me saktësi se çfarë shkalle rreziku përbjën këtoantena, por dinë se ato janë të rrezikshme dhe se për këtë askush nuk merr asnjë masë dhe askush nuk pranon ti dëgjojë.
Ja si shprehet një banore në lagjen Don Bosko: Jam shumë e shqetësuar nga sëmundjet që mund të përhapen. Në taracën e pallatit përballë banesës sime gjenden katër antena të tilla, e frika bëhet akoma dhe më e madhe. Ajo që kërkoj unë dhe një pjesë e madhe e banorëve të lagjes, është që ato të vendosen në zona që nuk janë të banuara.
Një tjetër banorë thotë: Nëse shqiptarët do ta njihnin rrezikun e vërtetë që vjen prej këtyre valëve, të gjithë do ngriheshin një zëri për të ndaluar instalimint e antenave që kemi mbi kokat tona. Por të gjithë heshtin, pasi ata nuk e dinë me saktësi.
Përballë këtij fakti, Z.Rustem Paci, drejtor i Zyrës së Mbrojtjes nga Rrezatimet (ZMR), në një intervistë dhënë për gazetën IDEA, thotë se antenat bartin një risk të caktuar, por nga sondazhet e kryera prej ZMR-së në 2009-ën, nuk ka rezultuar të ketë pasur transmetime valësh jashtë normave të lejuara.
E megjithatë ai nuk mohon efektet e dëmshme që shkaktojnë valët e këtyre antenave si lodhje, dhimbje kokë e të tjera, duke shtuar se pasojat e këtyre rrezeve nuk janë të menjëhershme në shëndet.
Përballë masave që duhen marrë, Paci shprehet se kujdesi duhet të fillojë nga vetë individi.
Rrisku më i madh bartet nëpërmjet telefonit. Njerëzit duhet të përdorin kufje si dhe të limitojnë në maksimum orët e bisedës ne telefon.
Duke pasur parasysh përhapjen e fenomenit të botës elektrike shumë vende të botës, bashkë me produktet implemntojnë politika të reja në shërbim dhe mbrojtje të publikut. Por Shqipëria ende nuk e ka të miratuar me ligj mbrojtjen nga rrezatimet. Këtë fakt e pohon dhe zoti Rustem Paci, i cili shprehet se risku i tyre duhet parandaluar dhe kontrolluar me ligj, i li cili ende nuk është bërë, edhe pse në Shqipëri operojnë katër kompani celulare.
Në nevojë të një ligji për rrezet që përhapin antenat, është sugjeruar në parlament drafti për mbrojtjen e publikut dhe personelit në këto transmetime thotë Paci.
Kompanitë e telefonive celulare në Shqipëri nuk janë thjeshtë hajdutët e xhepave të shqiptarëve, pasi aplikojnë tarifat më të larta në Europës, por janë edhe vrasës të shëndetit, pasi ato bëjnë çtë duan, pasi kanë blerë mediat dhe i kanë mbyllur gojën qeverive e deputetëve.
Greta Malaj/ IDEA
No related posts.