E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtinë, opozita kritika Thaçit: Dështoi në veri

PRISHTINE- Opozita kritikon qeverinë se ka dështuar në vënien e rendit dhe ligjit në veri të vendit. Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje deklaruan në seancën e sotme parlamentare se kryeministri Hashim Thaçi nuk po bënë asgjë tjetër veç deklaratave boshe në mediat e vendit.

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi tha se lëvizjet e fundit të qeverisë po dalin joefektive dhe të paplanifikuara. Sipas tij çdo veprim i tij që dëmton integritetin e vendit do të quhet tradhti.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se situata në veri të vendit vetëm sa po përkeqësohet. Sipas tij janë shtuar barrikadat ndërkohë që qeveria çdo ditë kërkon të bindë qytetarët se po shënon suksese.

Deputeti Adem Grabovci, i PDK-së mbështeti qeverinë duke deklaruar se puna e saj është historike dhe se sipas tij gjërat në veri të vendit kanë ndryshuar për të mirë.
(s.g/rtk/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›