Arvizu: Për t’u admiruar progresi i Shqipërisë në 20 vitet e demokracisë

“Për 20 vite me radhë, Shqipëria ka shënuar përparime të mëdha dhe marrëdhëniet mes saj dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të shkëlqyera e bashkëpunimi ka qenë mjaft frytdhënës”. Kështu u shpreh ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, gjatë konferencës me rastin e 20-vjetorit të rihapjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë. Sipas tij, janë disa ngjarje që tregojnë se marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve janë shumë të forta. Pa harruar të përmendë edhe vlerësimin e ish-Sekretarit amerikan të Shtetit, James Beiker, i cili ka theksuar se liria në Shqipëri ka funksionuar. “SHBA-të do të vijojnë ta mbështesin Shqipërinë plotësisht në rrugën e saj të integrimit. Është në dorë të shqiptarëve të vendosin për të ardhmen e Shqipërisë, dhe është detyrë e krerëve politikë të vendit që të bëjnë zgjedhjet e duhura për ta çuar vendin drejt Bashkimit Europian”- përfundoi ambasadori Arvizu.
...