Bastet, arrestohet babai dhe xhaxhai i Uejn Runit
LONDER-Babai dhe xhaxhai i Uejn Runit janë arrestuar si të dyshuar në përfshirjen në një skandal bastesh në Britaninë e Madhe. 48-vjeçari Tomas Uejn Senjor, babai i yllit të Mançester Junajtid, është prangosur në shtëpinë e tij, në zonën e Derbit Perëndimor, në Liverpul. Në pranga ka përfunduar edhe xhaxhai i lojtarit, Riçi, 54 vjeç, si edhe 7 persona të tjerë. Operacioni u drejtua nga policia e Liverpulit, pas përgjimeve për një skandal bastesh që lidhej me kampionatin skocez. Bëhet fjalë për një ndeshjes mes Madhëruell dhe Harts, që u fitua nga këta të fundit 1-2. Për llogari të hetimit është arrestuar edhe mesfushori i Madhëruellit Stiv Xhenings, i cili mori një karton të kuq të dyshimtë, duke alarmuar komisionin e basteve. Kompanitë kishin bërë të ditur një fluks jo normal se ai do të merrte karton të kuq dhe Xhenings në fakt nisi të kundërshtonte për gjithçka, duke dalë shpejt nga fusha. Një prej basteve llogaritej 765 dollarë. Babai dhe xhaxhai i Runit u liruan që dje me kusht, pasi paguan garancinë.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)