E Diel, 1 Nëntor 2026

Të kuqtë ndiejnë aromën e Superiores

Partizani-Luftëtari 2-0

Partizani fillon të ndiejë aromën e Kategorisë Superiore. Pas fillimit të vështirë të sezonit, skuadra e drejtuar nga Skerdi Bejzade duket se ka gjetur vazhdimësinë në rezultate. Të kuqtë fituan 2-0 në takimin e fundit të javës së 21 të Kategorisë së Parë përballë Luftëtarit, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi. Tashmë, kryeqytetasit ngjiten në vendin e 6 në klasifikim, në kuotën e 35 pikëve, vetëm 2 pikë më pak se Kamza dhe Ada, dy skuadra që pretendojnë të kapin vendin e fundit në zonën “play-out”, për një “biletë” në elitë. Megjithatë, Partizani ka një ndeshje më pak (atë me Bilisht Sportin) dhe me tri pikë nga kjo sfidë, “demat” do ta shihnin veten në vendin e katërt. Rezultati u zhbllokua në të 52-n dhe golin e realizuar me penallti nga Arbër Capa, ndërsa më parë vendasit kishin shpërdoruar një tjetër 11-metërsh me Karapicin. Në minutën e 78 ishte sulmuesi Erjon Rizvanolli ai që dyfishoi shifrat dhe vulosi tri pikët e radhës së të besuarve të Bejzades.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›