E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA inspekton stadiumin Qemal Stafa

Rikonstruktimi

Pas negociatave të FSHF-së me Ministrinë e Sporteve për rikonstruktimin e stadiumit “Qemal Stafa”, në fushë ka zbritur edhe UEFA. Kur pritet vendimi i qeverisë rreth fatit të impiantit më të madh në vend, që aktualisht është jashtë çdo standardi, Andreas Kuhn, shefi i projekteve të institucionit që drejton futbollin kontinental ka mbërritur në Tiranë. I shoqëruar nga zyrtarë të federatës, ai ka vëzhguar nga afër kushtet e impiantit, i kritikuar gjatë nga mediat britanike pas miqësores me Irlandën e Veriut dhe konfirmoi mbështetjen që UEFA është e gatshme t’i ofrojë Shqipërisë mbështetje për ndërtimin e një stadiumi të ri. “Prej kohësh, UEFA ka shprehur qëndrimin e saj se është e gatshme të mbështesë ndërtimin e një stadiumi të ri. Nga inspektimi nxora konkluzionin se stadiumi aktual duhet rikonstruktuar plotësisht, për ndërtimin e një impianti me standarde ndërkombëtare. Presim vetëm që qeveria t’i japë lejen federatës, pasi jemi të përgatitur për të kontribuuar në rikonstruktimin e ‘Qemal Stafës’”, tha Kuhn.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›