Të menduarit shpenzon kaloritë

Nuk kushton asgjë, por shpenzon. Nuk bëhet fjalë për prodhim, por vetëm për trurin tonë dhe mendimet. Në fakt, për të qenë aktive qelizat tona nervore, të njohura si neurone furnizohen me energjinë që rrjedh nga oksigjeni dhe glukoza në gjak.
Në këtë mënyrë ato shpenzojnë kalori. Në fakt, jo edhe aq shumë, por kjo nuk është për t’u hedhur poshtë.
“Për të pasur idenë se sa kalori shpenzojnë neuronet mjafton që të themi se ato mesatarisht marrin prej 7 deri në 10 miligram glukozë në minutë, për çdo pjesë të masës së trurit tonë”, pohon neurologu Jackson Bitenkort, nga Universiteti Sao Paolo.
Kjo është sasia që i përgjigjet vlerës prej 0,028 deri 0,040 gliko-kalori për minutë ose 16 kilo-kalori në çdo tetë orë.
Një gjë e tillë do të thotë se për të humbur 100 gramë është e nevojshme që truri juaj të jetë aktiv në mënyrë intensive 15 ditë. Por, duhet të kemi parasysh se truri shpenzon kalori edhe kur ne flemë.
Profesor Jackson thotë se personat që zgjedhin detyra të vështira të matematikës shpenzojnë pak më tepër kalori nga ata që vetëm qëndrojnë ulur para televizionit. Sipas kësaj, e tëra llogaritet.