Priftarake dhé krishtére
I vorfer dhé i bute, shkonté neper pshaterat é Galilése duké bere miresine. Nga buzet é ti rhidhté mjalte per zémberat te hélmuara, syt’é ti ishin si pasqyre ték duhéj i flagti desherim i nérezise, dhé dora é ti- zghatur dréjt qélhit-trégonte ylhin é shpréses atyréve qi qéne plagosuré nga jéta. Ashtu qe Jesui. Edhé bota harojin te ligat édhé véjin prapa, sé kishin été dhé uri te deghojin ate zerin é pérendishme qi kendonte émbel per te véghelit, dhé ghemonté si rhuféja kundre hypokrisise farisianevé...
S’duhét dituri é madhé as mendé é shkendilhte per te shikuar sa jane prifterit te sotme lark bukurmiresise se perendishmés te shentit unghilhit. A ghéndén ne faqé te dhéut ñérez miaft te vérbere per mos kuptuar qe prifterit muarne vétem lekuren é jashtemé te Jésu- Krishtit qe te fitojne te holha, pa ne funt te zemberes jane pagane dhé te pabése. Ah! Mé te vertét te krishtére qene ata Shen Basilet, Shen Ghon Gojeflorimtet, Shen Hieronimet civilevé u-thahéj goja duké folur nat’é dite per te kthyér te pabéset dhé qi perpiqéshin tere jéten per miresin’e ñérezvé te krishtére ata qi leshojin meme, grua, ghe, shtepi, dhé te tera te émblat é dhéut, é hyjin ne monastéré te lutéshin per fajét e ñérezise, te krishtére ata Shen Antonet dhé Shen Polot qi futéshin ne shkrétirat dhé duké kujtuar ghembét é Jésu- Kirshtit qajin dhé lengojin ghér me vdékjé.
Po priferit te sotme dine te majmén dhé te geñéjne, jo tjater. I vjén frike ñériut, te beje fjale mi ta, mos felhiqét.
Ne te tilla ñérez japin bése ca Shqipetare! Per te pelqyer te tilhe ñérezvé rine jashte luftes per Shqiperin’ é tyré! Per te gezuar te tilhe ñérez, shtyjne Shqiperine ne prua!
Aili! Ne pésedhjéte vjét djémt’é tyré do te kéne turp duké kujtuar ç’bejin babalharet é vét! Po ç’me ben qe é kéqia, kur mbarohét, esht’ é rende te prishét!
Shqipetaret per cilet ky artikelhi eshte shkruar, te kuptojne mire: névé nuk u thomi te leshojne bésen: lark préj nésh ni i tilhe méndim: u thrésim vétem te hapim syte, te mendohén, te perpiqén te kéne prifter Shqipetare eshte turp te jéne fanatike, mé qéne qe édhé musulhmanet sot per sot é doghne fanatismin é tyré. Rasti te behét i math nériu s’bije ç’do dite; sot kane rast te behén te mbledhéñ ata qi japin zembere dhé ghak per lirin é tré mijon nérezve: S’ béson sé -ne vént qe te behén te mbledhéñ- te zene udhen é shpirtuñturise duké shitur vétéhéne ( tradhetore) Grékervé.