Berisha “i shqetësuar” për Ramën
Kryeminsitri i vendit, Sali Berisha ka shijuar me bashkëshorten e tij premierën ballkanike të filmit “Tetro”, të regjisorit Francis Ford Coppola. Para se të fillonte filmi, ai u ngacmua nga kryetari i bashkisë Dako, i cili e uroi kryeministrin si spektator në këtë festival dhe e ftoi të bëhej mbështetës i këtij eventi kinematografik. Pasi mbaroi filmi, kryeministri ka takuar aktoren e madhe, Claudia Cardinale dhe është përshëndetur edhe me deputetin e PS-së Blendi Klosi. Por në vend që ta pyeste për veten Klosin, Berisha u interesua për Ramën: “Po Ramën ku e ke Blend?!”… dhe përgjigja e Blendit ishte se - “Rama ka punë”. Batutë që është ripërsëritur me të qeshura nga kryeminstri Sali Berisha, i cili pati edhe një darkë me regjisorin, skenaristin dhe producentin Coppola.