Retro/Histori: 3 gusht 1914 Ikja e Princ Vidit
Ndërkohë që Shqipëria ishte në gjendje lufte civile që nga korriku 1914, Greqia kishte pushtuar Jugun dhe fuqitë e mëdha ishin në luftë me njëra-tjetrën, regjimi i tij ra dhe kështu Princ Vidi la vendin më 3 shtator 1914 duke u nisur për në Venecia. Pavarësisht se e la Shqipërinë, ai këmbëngulte të mbetej kreu i shtetit. Në deklaratën e tij ai informonte popullin se “e pa të nevojshme të largohej përkohësisht”. Ai u kthye në Gjermani dhe iu bashkua Ushtrisë Perandorake Gjermane nën pseudonimin Konti i Krujës. Kur austro-hungarezët detyruan ushtritë malazeze e serbe të largoheshin nga Shqipëria e veriut në muajt e parë të vitit 1916, shpresat e Vidit për ta rimarrë fronin u shtuan. Pas luftës ai ende kishte ambicie, por pjesëmarrësit e Konferencës së Paqes në Paris nuk ishin të gatshëm t’ia jepnin fronin dikujt që kishte luftuar kundër tyre. Megjithëse grupe të ndryshme që luftonin për pushtet në Shqipërinë e pasluftës e shpallnin veten si mëkëmbës të Vidit, me ngritjen e autoritetit qendror në vitin 1924 vendi u shpall republikë më 31 janar 1925, duke i dhënë zyrtarisht fund regjimit të Vidit.