Të nderuar kolegë, Pa dashur të përsëris ato që u ngritën nga kolegët e mi, do të dëshiroja që shkurtimisht të ritheksoj angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare për antarësimin
Të nderuar kolegë,
Pa dashur të përsëris ato që u ngritën nga kolegët e mi, do të dëshiroja që shkurtimisht të ritheksoj angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare për antarësimin e vendit tonë në strukturat Euro-Atlantike.
Ndjeshmëria jonë përsa i përket antarësimit të plotë në NATO veçanërisht u rrit pas eksperiencës së përbashkët që patëm gjatë konfliktit për Kosovën.
Këtë antarësim ne e shohim jo vetëm si një mënyrë për të ndarë me Aleancën privilegjet e sigurisë së përbashkët, por edhe dhe veçanërisht përgjegjësitë e integrimit dhe të mbrojtjes kolektive. Në këtë këndvështrim, procesi i MAP-it ka shërbyer si një periudhë e dobishme mësimi për Shqipërinë.
Tani që ndodhemi në ciklin e tretë të tij dhe ndërsa samiti i Pragës afrohet, jemi të bindur se sinergjia që ekziston mes reformave tona të brendëshme e shumëplanëshe dhe përpjekjeve për antarësim në NATO do të sjellin rezultatet e dëshiruara.
Për të gjithë ne është e qartë se ngjarjet tragjike të 11 shtatorit 2001, përveç që ngjallën një reagim dhe solidaritet mbarëbotëror, futën në rend të ditës edhe domosdoshmërinë e marrjes së masave energjike dhe të koordinuara të luftës kundër tij.
Duke e konsideruar terrorizmin ndërkombëtar si një rrezik dhe sfidë ndërkombëtare për gjithë botën e civilizuar, qysh në ditët e para Shqipëria u përfshi menjëherë në frontin e përbashkët të luftës kundër tij, duke e pranuar se kjo luftë është komplekse, sepse është një luftë e karakterit politik, juridik, ushtarak dhe ekonomik. Në këtë kuadër u përgatit dhe u miratua nga ne Strategjia Kombëtare në luftën kundër terrorizmit, realizimi i së cilës ka angazhuar shumë institucione shtetërore por edhe jo qeveritare dhe përfshin një sërë masash për forcimin e sigurisë së vendit që lidhen drejtpërsërdrejti me aksione konkrete dhe të dukshme.
Në këtë drejtim qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht në forcimin e mëtejshëm të kontrollit kufitar duke bashkëpunuar me vendet fqinjë. Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave, në bashkëpunim me organet e specializuara të vendit, por edhe ato ndërkombëtare, po ushtrojnë kontroll të vazhdueshëm për të identifikuar dhe parandaluar depozitimin dhe qarkullimin e parave të pista për qëllime terroriste.
Luftën kundër terrorizmit ne e shohim edhe si një sfidë të aftësisë së botës së civilizuar e demokratike për të komunikuar dhe bashkepunuar edhe më mirë, si një sfidë për të përshpejtuar proceset e antarësimit në organizma te tille prestigjoze si NATO, BE etj. Le të mos harrojmë asnjëherë se terrorizmi dhe bashkëpunimi i krimit edhe ne nivele nderkombetare tashmë, përbën një alarm që kërkon përshpejtimin e punës sonë të përbashkët për të arritur standartet e kërkuara, per tu ballafquar drejteperdrejte dhe per ta mposhtur ate.
Nisur nga kjo domosdoshmëri, Qeveria shqiptare i është përkushtuar tërësisht bashkëpunimit dhe integrimit ne strukturat euroatlantike. Ne e kuptojmë se pa këtë integrim lufta kundër terrorizmit, trafiqeve dhe krimit të organizuar vështirësohet tej mase.
Ne kete kuader, Shqipëria dhe Qeveria shqiptare vazhdojnë t'u kushtojnë një vëmendje të posaçme marrëdhënieve rajonale dypalëshe dhe shumapalëshe, duke qene gjithnje nje faktor stabiliteti në Ballkan. Shqiperia, nga një vend që deri para pak vitesh konsumonte stabilitet, tashmë prodhon stabilitet rajonal.
Gjatë kryesimit të SEECP nga Shqiperia, ka pasur një varg zhvillimesh pozitive ne kete proces. Per here te pare ne veprimtarine e Nismes jane zhvilluar edhe takime te ministrave te linjes , si te ministrave të Rendit dhe të Energjitikës, per te perballuar se bashku problematikat ne fushat respketive. Se fundi, u zhvillua ne Tirane dhe perfundoi me sukses edhe takimi i kryeparlamentareve te vendeve anetare te SEECP, per ti lene vendin takimit te Kryetareve te Shteteve dhe Qeverive qe do te zhvillohet po ne Tirane me 28 mars, 2002.
Ky intensitet takimesh te nivele te ndryshme politike ka krijuar nje klime shume me te favorshme bashkepunimi. Ai ka bashkerenduar forcat per nje bashkëpunim sa me efektiv rajonal, për nje kontroll sa me te mire te kufinjve, per nje luftë te organizuar kundër trafiqeve të paligjëshme etj.
Per te realizuar keto objektiva, ne kemi ndermarre reforma ekonomike dhe ushtarake. Te gjithe jemi te ndergjegjshem, se politikat ekonomioke jane te lidhura ngushte me ceshtjet e sigurimit. Per kete arsye, programet e reformave shkojne perkrah programeve ne fushen ekonomike dhe stabilitetit shoqeror.
Reduktimi i metejshem ne Forcat e Armatosura, programet e cmilitarizimit, shkaterrimi i armatimit te vogel dhe lehte, minave antipersonnel, mbeturinave toksike, jane disa nga programet qe Shqiperia ka ndermarre ne kuader te masave te ndertimit te besueshmerise. Keto zhvillime Shqiperia deshiron ti shohe te ndodhin ne te gjithe rajonin.
Programet tona per shketerrimin e armeve te vogla dhe lehta jane mbase shembujt me te mire qe shprehin vullnetin tone pozitiv ne krijimin e nje ambineti te ri paqeje ne Ballkan dhe me gjere. Ne ndoshta jemi nder vendet e vetme qe po kryejme vete cmilitarizimin.
Në rajonin tonë tashmë po konsolidohet prirja për stabiletet demoktratik dhe bashkëpunim të ngushtë rajonal. Me këtë rast përshëndesim ngrohtësisht marrëveshjen mes forcave politike në Kosovë per zgjedhjen e Presidentit dhe formimin e Qeverise. Ngritja dhe funksionimi I ketyre institucioneve demokratike, se bashku me parlamentin shumeetnik, i sherbejne konsolidimit te demokracisë dhe zhvillimit social-ekonomike te Kosoves, që, sigurisht, do te kete impaktin e vet ne rajon dhe më gjerë.
Jemi të bindur se në epokën e madhe të globalizmit, e vetmja rrugë edhe për Kosovën, mbetet rruga e antarësimit në familjen e madhe europiane. Qeveria shqiptare vlerëson lart rolin dhe kontributin e UNMIK-ut dhe të KFOR-it në vendosjen e stabilitetit dhe në nxitjen e bashkëpunimit e bashkëjetësës mes grupeve të ndryshme etnike në Kosovë.
Qeveria shqiptare mirëpriti, gjithashtu, edhe marrëveshjen e fundit të arritur mes Sërbisë dhe Malit të Zi. Ajo mbetet e mendimit se rruga e dialogut dhe e zgjidhjeve paqësore, çka parakushtëzohet nga ekzistenca dhe funksionimi i qeverisjeve demokratike, është e vetmja mënyrë e përballjes së problemeve tona komplekse ballkanike.
Lidhur me zhvillimet në Maqedoni, Shqipëria ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e saj për integritetin dhe sovranitetin e këtij vendi fqinjë, pa e ulur vëmëndjen ndaj rritjes së shkallës së respektimit të të drejtëve njerëzore në nivele të përparuara europiane. Për këtë arsye, edhe pse mendojmë se mund të ishte ecur më shpejt, ne e përshëndesim implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, si baza mbi të cilën mund të arrihen paqja, stabiliteti dhe bashkëekzistenca.
Duke gjykuar brishtësinë e situatës, ne e konsiderojmë praninë e NATO-s në këtë vend si faktor stabilizues dhe garanci afatgjatë për forcimin e sigurisë në terren.
Të nderuar kolegë,
Sfidat që kemi përpara janë sfidat e qytetërimit dhe të demokratizimit të mëtejshëm të rajonit tonë. Pa një integrim të përshpejtuar mes vetes dhe njëherësh edhe në strukturat euroatlantike, rruga e realizimit të këtij objektivi zgjatet dhe vështirësohet. Ndaj dhe ne punojmë për të kundërtën, për ta shkurtuar këtë rrugë, në të mirë të popujve tanë, në të mirë të paqes dhe progresit demokratik.