Të ndihesh i pranuar...
Jo të ndihesh i pranuar me përdhunë, me detyrim. Jo t‘u detyrohesh të tjerëve përmes agresivitetit dhe frikës. Jo të heshtësh dhe ta këtillosh veten të pranuar! Por vetvetiu, pa u ndierë, nëpërmjet rrugës së mundimshme të pranimit nga të tjerët, të adhurimit të tyre. Këtu s‘ka të bëjë aspak qëndrimi mendjemadh për t‘i detyruar ata të dëgjojnë se ç‘thua ti është burim i kulluar! Në një opinion, në një fakt, në një faktor apo show etj., janë kurdoherë të njëjtat fytyra të pranuara, ashtu si darkave, drekave e mëngjeseve, po të njëjtat fytyra politike tërë agresivitet e sharje, që vijnë e përplasen para fytyrës sonë, mendimeve tona, për t‘u shfaqur se si mendojnë. Duket gjë e thjeshtë, por është një dyndje e paparë socialpsikologjike. Dhe të mendosh që e njëjta fytyrë të paraqitet i gjithëdijshëm, i suksesshëm, tejet i njohur me disiplinën për të cilën diskuton; nga ushtria hidhet në bujqësi, në arsim dhe në mjekësi. Dhe kjo ndodh nata-natës, gjatë gjithë kohës, pa e vrarë mendjen rreth efektit negativ të krijuar.
Ne na pranojnë në shoqëri, në publik dhe në mjedise të tjera natyrisht për mënyrën se si mendojmë, pastaj për mënyrën se si ndikojmë te të tjerët, për mënyrat efikase argëtuese dhe mahnitëse rreth të cilave krijojmë dhe përhapim bindjet tona shoqërore e kulturore; më në fund edhe për qëndrimet dhe sjelljet tona.
Vetëm po të jemi me dije të plota, të shkathët mendërisht dhe elokuent në të folur, natyrisht po të jemi edhe gjuhësisht rigorozë në të folur, atëherë jemi të pranuar dhe ndihemi të tillë. Një politikane gjuhëtare e njohur në vendin tonë, duke dalë vend e pa vend në ekran e duke folur mbarë e prapë, harronte që ishte e tillë dhe vetëndihej përdhunshëm e pranuar, befas përdorte keq në të folur pronorin "jonë" për mashkullorin (emër) - stili jonë, në vend që të thoshte stili ynë! Po kështu edhe vendi jonë për vendi ynë, televizioni jonë për televizioni ynë. Mirëpo vini re me kujdes, 90% e folësve në mjedise publike e universitare, në televizione e gazeta, në revista e madje edhe në libra, mbiemrin pronor të gjinisë mashkullore, ynë, thuajse nuk e përdorin. Dhe kjo është pranuar si e vërtetë e novacion!
Ne ndihemi të pranuar nga të tjerët jo vetëm si shpalosim mendimet tona, por edhe për mënyrën se si ndikojmë te të tjerët, për mënyrat efikase argëtuese dhe mahnitëse rreth të cilave krijojmë dhe përhapim bindjet tona shoqërore e kulturore. Rrugët janë të shumta, por gjithsesi jo nëpërmjet sharjeve dhe ofendimeve të paskrupullta, jo me daljet e shfrenuara në ekranet e televizioneve, jo me diskutimet "shteruese" dhe të përndritura të specialistëve të shumanshëm. Ata, analistë e opinionistë e gjithfarë emra të tjerë, i ke duke diskutuar broçkulla edhe për AIDS-in, edhe për martesat e homoseksualëve, edhe për zgjedhjet parlamentare, edhe për të folurin e brendshëm psikologjik, edhe për mbarështimin e blegtorisë dhe përmirësimin e racës njerëzore..., etj. A mund të besohet dot kjo? Mirëpo edhe drejtuesit e emisioneve janë po ata, të gjithnjëshmit. Kjo sepse asnjëherë nuk është kërkuar që studentët, të rinjtë brenda e jashtë vendit, të paraqiten e të konkurrojnë me projektet e tyre për të gjallëruar e për të krijuar mundësi të reja argëtuese e kulturore. Madje puna arrin deri aty sa edhe në "E diela shqiptare", apo "E diell", dy prezantuesit tanë mjaft të njohur kanë rënë viktimë e këtyre fytyrave, saqë gjatë-gjerë ata kanë zaptuar edhe këto orare argëtuese televizive. Ka rrezik t‘i shohim edhe te "Portokallia"!
Mirëpo ne ndihemi të pranuar edhe për qëndrimet tona. Ato mund të jenë të matura, ekstremiste, nënshtruese, të nënshtruara, lodhëse, të duruara, mendjemëdha, habitëse, qortuese, skandaloze, qesharake, humoristike, noprane, keqdashëse, armiqësore, miqësore, kritike... gjithfarëshe. Qëndrimet e prera, qëndrimet e ashpra etj., bashkë me gjuhën autoritare, janë për t‘u përjashtuar nga televizionet të paktën për të mos krijuar fyerje te publiku i gjerë. Por edhe qëndrimet e buta dhe përkëdhelëse bëhen shpesh të padurueshme, sfilitëse e të lodhshme.
Është megjithatë tepër e vështirë që ndokush të lumturohet duke thënë: Po, vërtet, unë ndihem i pranuar nga shoqëria. Sepse më së pari këtë duhej ta kishte thënë dikur në mjedisin e shkollës, në klasën e tij, në grupin e tij, në togën e tij, në shoqërinë e ngushtë, madje edhe në familjen e tij. Është një temë e gjerë që kërkon ngadalë-ngadalë një shqyrtim të hollë e profesional, veç jo nga analistët dhe opinionistët...