Pranga dy vëllezërve, kapen me 3 kg kanabis
Dy të rinj janë arrestuar dje nga Policia e Elbasanit, pasi posedonin një sasi prej tre kilogramësh lëndë narkotike kanabis sativa. Operacioni i koduar "Aksioni 2009", i zhvilluar mesditën e djeshme, u finalizua me arrestimin e shtetasit Olti Ndreka, 22 vjeç, dhe Erlis Ndreka, 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin "Gurëz e Madhe" të Lushnjës. Sipas policisë, arrestimi i tyre u krye pasi u kapën në një lokal në lagjen "Aqif Pasha", Elbasan dhe gjatë kontrollit personal të ushtruar nga ana e shërbimeve të policisë, dy të rinjve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth tre kilogramë lëndë narkotike, e cila për nga karakteristikat e saj ngjason me atë të lëndës narkotike kanabis. Policia tha se po punon për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të dy vëllezërve në këtë aktivitet kriminal.
Be. Dy.
Be. Dy.