Shpërndarja e mjekëve nuk është e mjaftueshme
Për 100 mijë banorë shqiptarë ka rreth 3 herë më pak mjekë dhe infermierë krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Ky është një nga përfundimet e raportit të fundit krahasues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ky studim paraqet mbulimin me mjek për vendet e Europës dhe vendet e rajonit. Sipas rekomandimeve të kësaj organizate, duhet të ndiqen politika të tilla që ky numër të shtohet dhe të ketë shpërndarjen e duhur.
Në vitin 2007 ishin rreth 22 mijë banorë që jetonin në 10 komuna të Dibrës, Elbasanit, Gjirokastrës, Korçës, Kukësit dhe Shkodrës, të cilët ishin të pambuluara me mjekë familjeje të posaçëm. Sipas skemës së re të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor u ndërmor një reformë e thellë, ku përfshinte rritjen e pagave të bluzave të bardha, që punojnë në zonat e thella. Paga për një mjek të tillë, që ka mbingarkesë dhe kujdeset si për zonën ku është "rezident" ashtu edhe për zonat e thella malore, ka një pagesë më të lartë se pjesa tjetër. Por, pavarësisht kësaj metode stimuluese, ende kjo mënyrë nuk është rezultative dhe e suksesshme. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ende në shumë zona nuk kemi mbulim mjekësor.