Rusia: Vramë Maskadovin
09/03/2005 Kryerebeli çeçen u vra në një operacion të forcave
speciale
“Bëni një ekzaminim më të gjerë dhe më ktheni
përgjigjet e raportit tuaj, në lidhje me vrasjen e
Maskadovit”, tha Putin. “Nëse konfirmohet, ata që kanë
marrë pjesë në operacion do të dekorohen”
Maskadov, 53 vjeç, është akuzuar dhe fajësuar nga
qeveria ruse për një sërë sulmesh si mbi shënjestra
ushtarake, ashtu edhe civile gjatë viteve të fundit,
përfshirë edhe masakrën në shkollën e Beslanit në
vjeshtë të vitit të kaluar – të cilën e ka mohuar – si
dhe një pengmarrje masive në teatrin Dubrovka të
Moskës, në tetor 2002
Lideri i rebelëve çeçenë, Asllan Maskadov, simbol i
rezistencës ndaj sundimit të Rusisë në republikën
myslimane, është vrarë dje, bënë të ditur zyrtarët
rusë. Rrjeti televiziv, NTV, transmetoi dje pamje
filmike që tregonin trupin e zhveshur të një njeriu, që
e identifikuan si Maskadov, i cili është njëri prej dy
më të kërkuarve të Rusisë. Pamjet filmike u tha se
ishin realizuar menjëherë pas asaj që, një zëdhënës rus,
e quajti një betejë të përgjakshme në fshatin çeçen
Tolstoi-Yurt.
"Sot, në Republikën e Çeçenisë, në fshatin Tolstoi-Yurt,
u krye një operacion nga ana e forcave speciale të FSB,
gjatë të cilit terroristi ndërkombëtar dhe lideri i
bandave të armatosura çeçene, Asllan Maskadov, u vra
dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë u arrestuan",
i tha kreu i shërbimit të inteligjencës së FSB,
Presidentit Putin, gjatë një raportimi që u transmetua
në televizionin rus.

përfshirë edhe masakrën në shkollën e Beslanit, në

Moskës, në tetor 2002.
Së bashku me udhëheqësin tjetër çeçen Shamil Basajev,
Maskadov ishte njëri prej dy më të kërkuarve të Rusisë
dhe vdekja e tij që dje ka nisur të konsiderohet nga
autoritetet e Moskës si një sukses i vërtetë në
përpjekjet e nisura prej një dekade për të shtypur
kryengritjen e armatosur në Çeçeni.
Megjithatë, Presidenti Putin ishte shumë i matur në
deklarimet e tij të djeshme, duke thënë se lufta nuk
ka mbaruar.
“Ka ende shumë punë për të bërë”, tha ai në televizion,
duke iu përgjigjur shefit të FSB, Nikolai Patrushev, i
cili e kishte informuar në lidhje me vrasjen e Maskadov.
“Kërkohet dyfishim i përpjekjeve për të mbrojtur
popullatën e republikës dhe të gjithë Rusisë kundër
banditëve”, tha Putin, duke përdorur termin që përdoret
shpesh nga zyrtarët rusë për kryengritësit çeçenë.

përgjigjet e raportit tuaj, në lidhje me vrasjen
e Maskadovit”, tha Putin. “Nëse konfirmohet, ata që kanë
marrë pjesë në operacion do të dekorohen”.
Ndërkohë, një zëdhënës i Maskadovit u betua se lufta
do të vazhdojë. “Nuk ka asnjë dyshim që rezistenca do
të vazhdojë”, tha Ahmed Zakajev, një aleat i hershëm
dhe zëdhënës i Maskadov, për AFP përmes telefonit
nga Britania, ku ka marrë azil politik.
Zëdhënësi kryesor i forcave ruse në Kaukazin e veriut,
gjeneral Ilia Shabalkin, tha se Maskadov ndodhej në një
bunker poshtë një ndërtese në Tolstoi Yurt, kur u vra
gjatë në operacioni special të udhëhequr nga trupat
elitë të FSB dhe ku morën pjesë forca të Ministrisë së
Brendshme dhe të Mbrojtjes.
Shabalkin tha se ishte konfirmuar tashmë që trupi i
vrarë i gjetur në bunker ishte i Maskadovit, por ai dhe
zyrtarë të tjerë rusë nuk pranuan të japin detaje të
mëtejshme, në lidhje me rrethanat e operacionit, ku gjeti
vdekjen lideri çeçen.
Nënkryetari i qeverisë së ngritur nga Rusia në Çeçeni,
Ramazan Kadirov, tha se trupi i Maskadovit do t’u
kthehej familjarëve për t’u varrosur, menjëherë sapo të
përfundojnë procedurat ligjore.
Maskadov, një ish-oficer i ushtrisë, shihej si një
politikan i moderuar, deri kur u afrua shumë dhe nisi të
bashkëpunojë me islamikët radikalë.
Ai u zgjodh President i Çeçenisë në 1997 me bekimin e
Kremlinit dhe, së bashku me Basajevin për kokën e tyre,
po Kremlini më vonë pati vënë një shpërblim prej 10
milionë dollarë.
Moska e ka lidhur gjithashtu Maskadovin dhe Basajevin
me grupe që kanë kryer sulme terroriste si ai i 11
shtatorit në SHBA.
Kohët e fundit, Maskadov kishte bërë thirrje për
bisedime me Moskën, në lidhje me kërkesat çeçene për
pavarësi, por Kremlini ka insistuar se nuk do të ketë
negociata me terroristë.
Disa kritikë të politikave të Moskës në Çeçeni e
shihnin Maskadovin si një person më të moderuar sesa
Basajevi dhe si një njeri, me të cilin Kremlini mund të
negocionte.