Gjumi dimëror i Blendi Klosit!
09/03/2005 Dita e Verës që e “fshihnin” me fanatizëm elbasanasit prej dy vitesh, po hyn rëndshëm dhe në Tiranë. Ministria e Kulturës është kthyer në një kantier pune për këtë festë të madhe, e shndërruar në kombëtare. Nga kati i parë deri në të fundit zyrat janë vënë në dispozicion të mezipritjes, harlimit pas festës. Ka më shumë se dy muaj që projekti për festimet e Ditës së Verës shikohet deri në detaje, duke u kompletuar gati për performancë të ministrit Klosi. Një grup pune nga ministria, që i bie të jenë nëpunësit e saj, do të drejtojnë formacionet orkestrore të shkollave artistike, që do të përshkojnë rrugët e kryeqytetit nga periferia në qendër, duke sjellë pas vetes amatorët e rinj të shkollave 8-vjeçare dhe të mesme. Kjo do të paralajmërojë festën zyrtare.
Vajza në të bardha, e lule dele në kokë do të qerasin me ballokume, përgatitur nga Ministria për këtë rast. Thuhet se çdo metër nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit" do të zihet nga mileti, që ca mund të jenë artistë, sportistë etj., pas këtij parashikimi që bën MKRS, thuhet se do ketë dhe të papritura të tjera që do të shijohen e preken më 14 mars. Gjithë kjo për atë simbolikën e zgjimit që paralajmëron kjo ditë nga gjumi dimëror. Për ministrin e Kulturës, kjo i bie të jetë tamam nga ato ditë fatlume për t’u krenuar me punën e tij në ministri, e për të rënë fort në sy.
Mecenati më i fuqishëm i kulturës në vend dhe në këtë rast nuk i ka besuar kurrkujt fondin për këto festime. Askund nuk është deklaruar se sa kanë shkuar shpenzimet.
Gjithë operacionin e festimeve do t’i drejtojë vetë stafi i Klosit, meqë dhe paratë dalin nga ky xhep.
Ndërkohë që mjaft projekte të tjera kanë zënë sirtaret dhe pse nuk kanë aq harxhe sa kjo e Ditës së Verës, ku në Elbasan gjithnjë ia ka dalë bashkia ta organizojë festën.
Meqë biznesi nuk po i qas njerëzit e kulturës dhe pse ligji për sponsorizimet është miratuar, atëherë vetë zot e vetë shkop po bëhen ministrat e Kulturës.
Logjika është e thjeshtë për shumë krijues se politika ende mban nën fre artin dhe kulturën. Aty ku bumi dhe pozat janë më të dukshme, duke lëshuar para, edhe kur nuk është fort kompetencë e ministrisë si kjo Dita e Verës. Aq më tepër tradita e festimit nuk ka dhe shumë lidhje me Tiranën, e konkretisht me terezinë e Klosit.
Por masvizimi për “çështjet” e kulturës duket si injektim i ministrit, qysh kur erdhi në krye të Ministrisë. Të tjerë që kanë qëllime më të larta, kot afrohen e trokasin pa mbarim për ndonjë grimë ndihme. Fjala vjen të rinjve që bëjnë revistën letrare “Aleph”, nuk iu piu fort ujë firma e Kadaresë, si referencë për besueshmërinë e vlerave. Për t’ja parë hajrin famës së shkrimtarit të madh, më qarë djemve të "Aleph" do t‘u binte ta shfrytëzonin për bursë, të padiskutueshme, në Havard, se sa të thyejnë kokëfortësinë e ministrit, si zot i Kulturës. Me njëqind halle po shkon dhe Festivali i Butrintit, ku organizatorët më shumë i bëhen urë dhe iu rrijnë sus gjithë këshilltarëve dhe ministrave, vetëm e vetëm që të mbijetojë një nga festivalet më prestigjioze që ka teatri, dhe që asnjë bos, biznesmen, nuk ka mundur të bëhet deri tani mecenat i saj. Ligji i sponsorizimeve injorohet, gati në përshtypjen që këto lloj aktivitetesh të mbeten pre e politikës. Nuk kishte faj aktori i madh, Enver Petrovci, kur thotë se ishte krimbur në borxhe vetëm që të mos kishte hije shtetin, e t'i rrinte nën urdhëra. Ka raste boll dhe për aktivitete të tjera sublime për ministrin Klosi, ku nuk i duket puna dhe meritat i shkojnë krijuesve. Rasti si Dita e Verës, apo ditët e muzikës ndërkombëtare, ku duan t'i shikojnë njerëzit rrugëve është më e kollajtë për famë dhe pushtet e dukje politike në prag fushate.
Dita e Verës, 14 Marsi, një zakon arbëresh
14 Marsi quhet Dita e Verës në Shqiperi, sepse në këtë ditë bimësia zgjohet nga gjumi dimëror. Në këtë ditë bimësia fillon të thithë lëngjet nga toka dhe kështu të rritet. Ky zakon i lashtë është i vetëm në botë dhe, ndonëse qendra e festimit të tij është qyteti Skampa (Elbasani), ai iu përket të gjithë arbëreshëve (arbërësve-arbanasve). Tani kjo është festë kombëtare dhe dita 14 Mars është ditë pushimi. Shenjat e festimit të këtij zakoni arbëresh janë:
1) Marrja datën 13 ose 14 Mars të një tufe të vogël bari të njomë bashkë me rrenjët dhe dheun, me qëllim që të gjendet mëngjesin e datës 14 Mars në shtëpi.
2) Gatimi i ballokumeve që gatuhen një ose dy ditë përpara datës 14 Mars, me qëllim që mëngjesi i datës 14 Mars t’i gjejë ballokumet në shtëpi.
GATIMI I BALLOKUMEVE
MASAT
1 kg sheqer, 0.5 kg të lyn (gjalp), 8 kokrra vezë, 1 kg miell misri i situr, një dorë miell gruri, 1 filxhan kafeje qumësht; një enë e madhe bakri e pakallajisur ose përndryshe prej qelqi.
GATIMI
Tretet të lyni dhe lihet të fundërrojnë kripërat e tij. Pastaj të lyni i vakët dhe pa kripërat e rëna në fund rrihet me sheqerin deri sa të bëhet një masë e bardhë. E mira është që rrahja e masës të bëhet me dorë, sepse përfundimi i përzierjes ndjehet kur të duket se prek fije me dorën që po përzien masën e krijuar. Ndërkohë vezët janë përzierë me qumështin më parë dhe shtohen dalëngadalë te sheqeri i rrahur, duke vazhduar përzierjen e këtij të fundit.
Pastaj hidhet mielli dalëngadalë, duke vazhduar përzierjen me dorë. Mielli i grurit hidhet nga fundi. Duhet patur kujdes me hedhjen e miellit, sepse mielli i tepërt i bën të forta ballokumet pas pjekjes. Prandaj, pasi është harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet 15-20 minuta në qetësi, pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Kjo kohë mjafton që grimcat e miellit të thithin lagështirën e brumit të qullët. Nëse shihet se brumi ka mbetur përsëri si i qullët, atëherë atij mund t'i shtohet edhe një dorë miell. Kështu me këtë brumë ballokumet nuk do të shtrihen gjatë të pjekjes.
PJEKJA
Tepsiat lyhen me pak gjalp dhe spërkaten me pak miell. Pastaj, nga brumi tashmë i gatuar, formohen me dorë gurabiet me madhësi jo të vogël dhe vendosen mbi tepsi të larguara nga njëra-tjetra. Paraprakisht furra është nxehur në 170oC. Futet tepsia në furrë dhe lihet aty rreth 40 minuta, derisa ballokumet të formojnë pak kore (jo të skuqen). Nxirret pastaj tepsia nga furra dhe lihet të ftohet, me qëllim që ballokumet të shkëputen lehtësisht nga ajo.
Saimir Lolja
Ballokume dhe festival
Zëdhënësja e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Anila Leka, ka konfirmuar para medias festimin e 14 Marsit, Ditës Kombëtare të Verës, nën një performancë krejt të veçantë. Për organizimin e sofrës së madhe verore, tashmë po punon një grup pune, të cilët kanë menduar që festa të nisë herët në mëngjes më 14 Mars. Formacione instrumentistësh të shkollave artistike do të përshkojnë rrugët kryesore që lidhin periferitë me qendrën e kryeqytetit, duke sjellë pas vetes amatorët e rinj të shkollave të 8-vjeçare dhe të mesme, të cilat në kuadrate lulesh do të paralajmërojnë nisjen e ceremonisë zyrtare. I gjithë ky grup do të qëndrojë në sheshin "Skënderbej", ku vajza të veshura me të bardha dhe kurora me luledele në kokë, do të shpërndajnë pjesë nga ballokumja e madhe, e
përgatitur për këtë rast. Më pas, me dhjetëra artistë, sportistë, artdashës, të rinj e të reja, do të ofrojnë për të gjithë qytetarët një spektakël të gjallë në çdo metër të bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Festime do të ketë në sheshin përpara Galerisë së Arteve, te Parku "Rinia", te Piramida, në sheshin "Nënë Tereza" dhe te amfiteatri natyror të Parkut të Tiranës. "Sigurisht që jo të gjitha detajet do t’i 'zbulojmë' sot, por disa të papritura do keni mundësinë t’i prekni e shijoni më 14 Mars". MKRS, Qendra e Veprimtarive Folklorike dhe Bashkia Elbasan, do t'i nisin festimet për Ditën e Verës në qytetin e Elbasanit, në datën 12-13 mars me Festivalin Folklorik Kombëtar të Këngës Popullore Qytetare, një veprimtari tradicionale e këtij qyteti. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë grupe nga rreth 12 qytete që e kanë traditë këngën popullore qytetare. Kjo është një veprimtari që bashkëshoqërohet me koncerte, promovime librash, konferenca shkencore etj. Këto grupe do të sjellin pjesët më të mira edhe për qytetarët e kryeqytetit më 14 Mars.