REVOLUCIONI, FESTEKET DHE ZOTI SI PROGRAM QEVERITAR
1.
Ishte një pjatë me fëstëkë që do të më priste, sikurse edhe pararendësin në takim, një ambasador të një vendi afrikan, që bënte vizitën e tij të kurtuazisë kolegut të tij, nikoqirit tim.
"T‘ju informoj paraprakisht se duhej të kërkoja pëlqim nga Teherani për takim me ju. Besoj që e kuptoni", më tha që në fillim shefi i misionit iranian në OKB, me buzëqeshje mikpritjeje dhe shenjë dore drejtuar fëstëkëve.
Në këtë skenë, për vështruesin e rëndomtë, nuk ka asnjë gjë të zakonshme. Diplomati duhej të kërkonte pëlqim për takim prej ministrisë, një gjë jo shumë e rëndomtë në praktikë, për takim për një të dërguar kosovar, të një populli që njihet si më proamerikani në Evropë. I dërguari kosovar, para tri vjetësh, do të kërkojë takim me diplomatin iranian, e me sugjerim të një fuqie perëndimore jo shumë të njohur si mike me Iranin, në mënyrë që të fitojë përkrahjen e këtij shteti për pavarësinë e Kosovës.
Dhe, ah po, në skenë janë edhe fëstëkët, prodhim i njohur iranian që nuk mbeti pa kundërthënie. Prej momentit kur studentët e Universitetit të Teheranit morën ambasadën amerikane në këtë qytet më 1979-ën, së bashku me diplomatët peng, SHBA-ja, në pamundësi për ndonjë reagim me forcë, i kishte futur Iranit embargo tregtie, duke përfshirë këtu edhe importin e këtij fryti.
2.
Skena, megjithatë, nuk është aspak e jashtëzakonshme, do të rrëfejë në librin e tij "Irani i fshehur" profesori irano-amerikan Ray Takeyh (Times Books, New York, 2006). Njëra prej tezave të tij fondamentale, në fakt, është se prej revolucionit islamik më 1979-ën (që këtë javë mbushi tridhjetë vjet), "rrugëtimi i politikës së jashtme të Iranit ka qenë një vendosje graduale e interesit kombëtar, duke tejkaluar preferencat ideologjike".
Dhe kjo do të shihej shumë më herët, madje pothuajse në fillim të Republikës së re Islamike. Ndonëse doktrina e saj zyrtare, thotë autori, ishte eksporti i revolucionit islamik, posaçërisht në mbretëritë e urryera prej prijësit Homeini, Irani, megjithatë ishte faktor stabiliteti për sa u përket emirateve përgjatë Gjirit Persik, për arsyen e thjeshtë se duhej eksportuar naftë, burim kryesor i ekonomisë së vendit, nëpër Gji.
Ky pragmatizëm do të marrë kahe gjithnjë e më të gjera. Në kohën kur Rusia e sapopavarësuar ushtronte luftë kundër myslimanëve çeçenë, Teherani që donte të identifikohej si prijësi i botës islame nuk do të bëzante.
Dhe, ky pragmatizëm do të marrë kahe asokohe edhe më të paimagjinueshme. Kur SHBA-ja, pas 11 shtatorit, i hyri luftës në Afganistan, ishte Irani ai që kërkoi nga njëri prej grupeve më të forta antitalebane, Aleancës së Veriut që t‘u bashkohen amerikanëve dhe lejoi që nëpër territorin iranian të hyjnë ndihmat humanitare për popullin afgan.
Më afër këtyre ditëve, Irani ka qenë, sado të duket paradoksale, aleati më i madh amerikan në zhvillimin e demokracisë parlamentare dhe të decentralizimit të Irakut.
Përse ky pragmatizëm? Pyetja ka përgjigje të thjeshtë në rezultatin përfundimtar. Me ndërhyrjen amerikane, Irani u shkarkua nga dy fuqi konkurrente në regjion. Lufta në Afganistan e çliroi nga Talebanët, të cilët si ekstremistë sunitë përndiqnin shiitët, pra vëllezërit e një konfesioni islamik me iranianët. Lufta në Irak e çliroi nga Sadam Huseini, i cili jo vetëm kishte udhëhequr një luftë tetëvjeçare vrastare kundër Iranit (me ndihmë të pakursyer të Perëndimit), por pretendonte rolin kyç të vendeve islamike në tërë Lindjen e Mesme. Irani i sotëm, duke përkrahur luftën në Afganistan, posaçërisht çlirimin e zonave shiite, dhe demokracinë proporcionale në Irak, është shndërruar në fuqinë kryesore islamike të Lindjes së Mesme.
3.
Amerika të ketë prodhuar Iranin si fuqi kyçe, anipse Irani mbajti gjatë 444 ditëve pengjet amerikanë në godinën e ambasadës amerikane?
Ndoshta fjala paradoks është e butë për ta përshkruar këtë rezultat, por, në fakt, sipas autorit, pothuajse e tërë historia pas Luftës së Dytë Botërore me Iranin dhe regjionin, ishte një sërë veprimesh që do të prodhonin efekte të kundërta.
Në gusht të vitit 1953, CIA do të organizonte grushtshtetin kundër Kryeministrit nacionalist Muhamed Mossadeq, i cili u antagonizua me Perëndimin (fillimisht me Anglinë, pastaj me Amerikën), kur kërkoi nga kompania angleze e eksploatimit të naftës që Iranit t‘i mbetet së paku gjysma e profitit, në vend të 10 përqindëshit, e kur me këtë nuk u pajtua kjo kompani, nacionalizoi prodhimin e naftës. Në këtë puç, SHBA-ja do të sillte nga ekzili Reza Pahllavin dhe do ta instalonin si shah. Ky, nga ana e tij, do të çonte në ekzil klerikun Homeini, i cili ishte vënë në ballë të kritikës ndaj regjimit autoritar Pahllavit.
Më 1979-ën, në një avion nga Parisi, do të kthehej Homeini, duke "integruar mençurisht parimet islamike, sloganet populiste, tema të nacionalizmit persian dhe konceptet majtiste në një narracion të pandërprerë".
Dhe, ky narracion i pafund antikolonial do të prodhonte Republikën Islamike të Iranit.
Në fakt, ajo fillimisht ishte mbi parimet e republikanizmit, por Homeini shfrytëzoi sentimentin antiamerikan, të gjallë nga koha e grushtshtetit kundër Mossadequt dhe me zaptimin e ambasadës amerikane drejtoi vendin kah një rregulli ku mbi strukturën republikane të shtetit do të vendoseshin gardianët e revolucionit, hoxhallarët, një strukturë e pazgjedhur nga populli.
4.
Tridhjetë vjetët e revolucionit ishin të ngarkuara me luftën tetëvjeçare kundër Irakut, një fitore kundër Izraelit në Liban, nëpërmjet partisë-guerilase Hezbollah, si dhe acarimit me Perëndimin për shkak të vazhdimit të ndjekjes së programit bërthamor, që eventualisht mund t‘i japë bombën atomike.
Dhe ideologjia e këtij vendi vazhdon të tërheqë vëmendje, ndonjëherë me sens spektakli të krijuara nga deklaratat e Presidentit të tanishëm Ahmedinejad (i cili vazhdon të mohojë Holokaustin dhe u sugjeron evropianëve që t‘u krijojnë një territor në Gjermani, a Austri ku do të vendosej shteti i Izraelit).
Megjithatë, përshkruan në libër Taykeh, Irani është një shoqëri ku zhvillohet një debat intensiv demokratik. Por, për dallim prej shteteve të tjera në tranzicion, debati bëhet për rolin e Zotit në qeverisje.
Njëra rrymë, ajo e Homeinit, e trashëguar nga Presidenti i tanishëm, thotë se është obligim i krerëve të Islamit që nëpërmjet të "velayat-e faqih", si kategori kushtetuese, të mbikëqyrin të gjitha çështjet shtetërore. Në fakt, arsyetojnë ekzistencën e shtetit, si përmbushje të obligimeve K‘uranore, anipse është në kundërshtim me teologjinë shiite të Islamit, të pritjes së ardhjes së imamit të 12-të, që është obligimi bazik klerikal.
Tjetra, ajo e ish-presidentit dhe kandidatit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Hatami, e sheh "legjitimitetin e shtetit dhe vazhdimin e sundimit islamik të kushtëzuar nga performanca e tij ekonomike".
5.
Si të lexohet Irani? Porosia e Taykehut është që Amerika dhe Perëndimi në përgjithësi duhet t‘i ikin shabllonit të deritanishëm bardhë e zi, të një vendi të sunduar prej hoxhallarësh pa ndonjë jetë a institucion bashkëkohor.
Për ne që jetuam a jetojmë në shtete tranzicioni, leximi bëhet me kode tranzicioni. Aty ku Homeini shpjegonte se shteti ekziston për shkak të Islamit, aty qenë ish-prijësit e shoqërive tona që flisnin për ekzistencën e shtetit, për përmbushjen e programit të Partisë. Aty ku trashëgimtarët e Homeinit shpjegojnë se programi qeverisës përmbush kërkesat K‘uranore, aty prijësit e dhjetëvjetëshit të fundit shpjegojnë se programi i tyre qeverisës përmbush o Ëndrrën e Perëndimit o Çështjen Kombëtare, o të dyja këto abstraksione së bashku.
Por, aty është edhe Hatami, i cili shtron dilemën ndryshe: rendi i këtillë shtetëror është legjitim vetëm nëse i përmbush kërkesat ekonomike të popullatës. Aty, për ne që përjetuam fundin e viteve tetëdhjetë, mund të gjendet debati mbi legjitimitetin e shteteve socialiste: sa po i përmbushin nevojat e qytetarëve? Ky debat duket se është shëndosh e gjallë!
6.
Kur një rreth i ngushtë njerëzish në Kosovë u njoftua se jam takuar me një diplomat iranian, nuk arritën të fshehin befasinë e tyre, madje as instinktin bazik të frikës të ndërtuar gjatë viteve të vetëcensurës.
Nuk u fola për fëstëkët.
Atëbotë nuk dija se edhe këto fryte ishin diplomaci. Qenë lejuar si mall importi nga sekretarja e Shtetit Madeleine Albright, si shenjë e hapjes amerikane ndaj Iranit, shenjë e cila ende nuk është shfrytëzuar nga të dyja anët.