E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Brendshme: Pasaportat biometrike të përshpejtuara, ja ku bëhen

Tirane, 13 dhjetor, NOA Ministria e Brendshme informon se sherbimi i kompanise “Aleat” per  prodhimin e pershpejtuar te pasaportes biometrike ofrohet ne te gjitha qytetet qender qarku si dhe ne qytetet Lushnje, Sarande e Kavaje.

Pas Tiranes, Shkodres, Vlores, Elbasanit dhe Durresit, aplikimi per procesim te pershpejtuar te pasaportes biometrike mundesohet qe prej dates 6 Dhjetor edhe ne Korçe, 7 Dhjetor ne Fier, 9 Dhjetor ne Gjirokaster dhe qe nga data 10 Dhjetor ne Sarande.

Ky sherbim ka filluar te ofrohet sot me 13 Dhjetor ne Lushnje, me 15 Dhjetor do te filloje te ofrohet ne Kavaje dhe Peshkopi dhe me 17 Dhjetor 2010 do te filloje te ofrohet per qytetaret ne Lezhe dhe Kukes.

Pasaportat e prodhuara ne menyre te pershpejtuar do te mund te terhiqen nga qytetaret prane drejtorive te Policise se Shtetit ne keto qarqe.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›