Të padeklaruarit i shpëton vetëm Parlamenti

30/03/2005 Përfundon afati i legalizimit, tërhiqen vetëm 70% të formularëve
Banorët që nuk kanë tërhequr formularin e legalizimeve në zonat ku është mbyllur procesi, janë automatikisht të përjashtuar nga procesi i legalizimit. Ka vetëm një mundësi për të formalizuar pjesën që nuk ka tërhequr formularët dhe që ka mbetur jashtë lojës së legalizimit. Në përfundim të procesit kur të gjitha njësitë vendore të kenë dorëzuar materialin me evidencat përkatëse, Ministria e Rregullimit të Territorit, pasi të studiojë gjendjen e re dhe të ketë një plan të qartë të atyre që janë vetëdeklaruar dhe pjesës së mbetur, mund t’i propozojë sërish parlamentit për një proces të ri legalizimi, ku do të përfshihen ata që nuk kanë gjetur kohën, ose nuk kanë ditur për afatet kohore të procesit të parë të legalizimeve. “I gjithë materiali i mbledhur nga baza do të përpunohet dhe në fund do të shikohet edhe njëherë mundësia për të rihapur procesin nga njësitë vendore që kanë të lartë numrin e formularëve të patërhequr, pasi të jetë marrë më parë miratimi në parlament”, ka sqaruar zv.ministri Lame. Sipas numrit dy të Ministrisë së Rregullimit të Territorit, është vetëm parlamenti që vendos për fatin e të padeklaruarve dhe do të jetë miratimi i Kuvendit ai që do të rihapë procesin në zonat me nivel të lartë të formularëve të patërhequr. “Kjo mund të ndodhë nga ky parlament, ose nga parlamenti që do të krijohet pas zgjedhjeve, në varësi të mbarëvajtjes së procesit”, ka deklaruar Artan Lame, zv.ministër i Ministrisë së Rregullimit të Terriorit dhe Turizmit. Ndërkaq, në njësitë vendore ku ka patur nivel të kënaqshëm deklarimi dhe kanë mbetur një minorancë e vogël pa u deklaruar, nuk ka për të patur rihapje procesi, ç’ka do të thotë se të gjithë ata që nuk kanë përfituar nga faza e parë e legalizimit, janë tashmë jashtë loje”. Një njësi ku janë shpërndarë 200 formularë dhe 70 për qind e tyre janë tërhequr, nuk ka arsye të ripërsërisë procesin”, ka deklaruar Artan Lame. Gjithsesi, Lame ka sqaruar se ky proces do të jetë kompleks dhe duke mbledhur të dhënat hap pas hapi do të kthehet një hartë e re e zonave informale, ku pjesët e padeklaruara do të duken si njolla të errëta, duke i dhënë mundësi institucionit që monitoron legalizimin, të ketë një ide më të qartë mbi procesin dhe nivelin e pronave të palegalizuara, të cilin do ta përdorë gjatë fazës së urbanizimit. Dhënia e një shansi tjetër për t’u legalizuar do të jetë gjithsesi për ato njësi vendore që do të kërkojnë të rihapet ky proces. “Ata që nuk duan të deklarohen, nuk do ta bënin sado herë të rihapnim ne procesin”, ka thënë Lame, gjatë konferencës për shtyp. Kështu duket se në fazën e fundit të procesit të legalizimit, atëherë kur do të jenë zbardhur të gjitha çështjet dhe do të jetë krijuar harta e re, mund të rishikohet mundësia e rihapjes së procesit në disa zona.
Politika sabotoi procesin e legalizimit
Forcat politike dhe deklaratat e lëshuara gjatë procesit të legalizimit kanë shërbyer për ta sabotuar këtë proces. Artan Lame ka fajësuar Partinë Demokratike dhe strukturat e saj, se kanë bërë të pamundurën për të minuar nga brenda një proces që ishte në favor të qytetarëve. “Nuk i kam parë asnjëherë kaq ekzigjente strukturat e PD–së sa këtë radhë, për të zbatuar ligjin dhe për të mbyllur në afat njësitë vendore”, ka deklaruar Lame. Sipas zv.ministrit, në këtë proces mund të kishte më shumë tolerancë për sa i takon afateve, sepse dhe një i padeklaruar të ishte në derën e njësisë vendore, ato kishin për detyrë të shtynin procesin, ashtu sikurse ndodh dhe me kutitë e votimit në zgjidhje. “Propoganda negative e zhvilluar nga opozita, jo vetëm gjatë fazës së miratimit të ligjit, por në mënyrë të veçantë gjatë implementimit ka qenë një faktor pengues”, ka deklaruar Artan Lame. Për Lamen, ky ka qenë shkaku i parë i mbylljes së deklarimeve në nivelin 60–70 për qind. Një faktor tjetër që ka ndikuar negativisht, ka qenë dhe spekulimi me çmimet e formularëve të deklarimit. Ka patur bashki që kanë caktuar çmime mjaft të kripura të formularëve, duke larguar qytetarët që kishin interes të regjistroheshin. “Vlen të theksohet spekulimi i bërë nga disa njësi vendore në tarifën e pranimit të formularëve”, ka deklaruar Lame. Kështu, në Tiranë dhe Durrës, tarifa lëviz nga 200 deri në 500 lekë të reja, ndërkohë që në Bashkinë e Kamzës kjo faturë ka qenë 2 mijë lekë. Jo vetëm kaq, por në Bashkinë e Elbasanit tarifa ka qenë 4 mijë lekë të reja dhe, kjo është shifra e ulur pas tarifës 5 mijë lekë që u vendos në fillim. Ndërkaq, mes shumë argumenteve që justifikojnë tërheqjen në masën 70 për qind të formularëve, Lame ka kujtuar dhe aspektin mosbesues të popullatës ndaj reformave legalizuese. “Kishte mosbesimi te njerëzit, sidomos në fazën e parë, se shteti pas 12 vjetësh këtë radhë e kishte seriozisht vullnetin për të kryer këtë proces”, tha Lame gjatë konferencës.
Legalizimi, plotësohen 54 mijë formularë
Rreth tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit për legalizimin, vetëm 54 mijë formularë deklarimi janë plotësuar nga banorët e zonave informale. Sipas të dhënave të bëra publike nga zv.ministri i Rregullimit të Territorit, numri i objekteve pa leje janë rreth 80–90 mijë banesa, çka do të thotë se më shumë se gjysma e tyre nuk kanë marrë mundimin të plotësojnë formularin. Megjithatë, Lame i ka komentuar rezultatet si pozitive. “Gjykojmë se niveli prej 54 mijë praktika vetëdeklarimi të raportuara në një masë të përafërt prej rreth 80–90 mijë ndërtimesh pa leje në rang republike, shpreh qartë vullnetin e qytetarëve shqiptarë për të mbështetur zgjidhjen e dhënë nga qeveria”, ka deklaruar Lame. Harta e zonave ku do të kryhet procesi i legalizimit, ka treguar se zona si Korça, Vlora, Berati apo Durrësi, kanë patur ecuri të kënaqshme, ndërkohë që nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Kamzën dhe Bathoren, apo disa rrethe në Veri.
Çmimi i formularëve
Tirana 200 lekë
Durrësi 500 lekë
Berati 500 lekë
Elbasani 4000 lekë
Kamza 2000 lekë
Shkodra 2000 lekë