Çmimi i naftës nuk duhet të jetë më i lartë se 95 lekë

30/03/2005 Importuesit e karburanteve akuzojnë për abuzim tregtarët e vegjël
Importuesit e karburanteve janë të shqetësuar për publicitetin negativ që po i bëhet aktivitetit të tyre, nisur nga abuzimi me karburantet në tregun me pakicë. Ata kanë akuzuar tregtarët e vegjël se janë duke rritur në mënyrë abuzive çmimin e naftës, duke përfituar nga rritja e çmimit në tregjet ndërkombëtare, edhe pse vetë importuesit nuk e kanë shitur asnjë lekë më shtrenjtë naftën te “dora e dytë”. “Eshtë e gjitha një abuzim, madje dhe lajmi se importuesit e kanë zhdoganuar një litër naftë me 92 lekë në doganë“, thotë Viktor Nushi, kryetar i Shoqatës së Hidrokarbureve. Sipas Nushit, janë tre-katër importues të mëdhenj që e sjellin naftën nga importi dhe deri më sot e kanë mbajtur në kurriz koston e rritjes së çmimit në tregjet ndërkombëtare. “Dje harxhoheshin 2 lekë për të blerë naftën jashtë dhe fitohej gjysmë leku, sot po harxhohen katër lekë dhe po fitohet prapë gjysmë leku, për të mos rritur në mënyrë abuzive çmimin”, shpjegon Nushi. Por çmimi mbi 100 lekë në treg i ka shqetësuar importuesit, të cilët po lakohen si përgjegjësit për rritjen e çmimit, edhe pse nuk ka asnjë arsye që çmimi të jetë më i lartë se 95 lekë për liter. “Nafta D2 nuk mund të jetë më e lartë se 95 lekë dhe kushdo që e ka më shtrenjtë është duke abuzuar me situatën”, ka deklaruar Viktor Nushi për “Metropol”. Kështu dje në tregjet ndërkombëtare, nafta nuk ka ndryshuar asnjë dollar çmimin e saj, duke mbetur në nivelin e 505 dollarëve për ton. “Këto dy javë është përsëritur pak a shumë historia e tetorit 2004, duke e ringritur çmimin në nivelin e 95 lekëshit për liter, por, gjithsesi mund të thuhet se është rezultat i një periudhe të gjatë”, shpjegon Nushi, duke kujtuar se koha kur nafta në tregjet ndërkombëtare ishte 340 dollarë për ton, nuk rikthehet më. Në mars të 2004-ës, çmimi i një litri nafte në treg ishte 60 lekë. Një vit më pas, çmimi i tregut është vendosur në vlerën e 100 lekëve, duke kërcënuar, madje, për një rritje të mëtejshme të tij. Këtë vlerë, çmimi i naftës e vendosi për disa ditë në tetor të 2004-ës, për t’u ulur më pas në dhjetor, deri në nivelin e 85 lekëve për litër.
Çmimi i eurodiesel-it
105 lekë për litër
Çmimi i naftës D2
95 lekë për litër
Çmimi i naftës së “Armo”-s
88 lekë për litër
Tarifa të reja për sigurimin e detyrueshëm
Tarifa më e ulët 66 mijë lekë, më e larta 180 mijë lekë
Sigurimi i detyrueshëm për makinat do të ketë çmime të reja. Tarifa prej 87 lekësh që ka qenë deri më sot ka ndryshuar dhe ministri i Financave u ka bërë të njohur të tetë kompanive të sigurimit se cilat do të jenë limitet e reja për përcaktimin e çmimeve. “Ministri i Financave ka miratuar tarifat e reja të primit të sigurimit të detyrueshëm për periudhën nga një prill deri më 1 prill të 2006-ës”, ka bërë të ditur zyra e shtypit pranë ministrit të Financave. Kështu niveli minimal i primit të detyrueshëm do të jetë 55 mijë lekë të vjetra plus TVSH 20 për qind, çka do të thotë që vlera në fund do të jetë 66 mijë lekë të vjetra. Ky do të jetë siguri minimal për një veturë. Ka shumë nivele sigurimi të detyrueshëm në varësi të automjetit, por gjithsesi niveli maksimal do të jetë 150 mijë lekë të vjetra plus TVSH-në 20 për qind. “Çdo kompani ka mundësi tani të zgjedhë atë çmim që ka fuqi të mbajë dhe i shërben konsumatorit”, ka deklaruar presidenti i kompanisë “Sigal”, Avni Ponari. Sipas Ponarit, në këtë moment, konkurrenca është e hapur dhe kompanitë mund të luajnë me dyshemenë ose tavanin e tarifave, sipas interesit. ”Çdo kompani vendos aq sa ka fuqi dhe atë shifër me të cilën i shërben më mirë klientëve të vet, duke siguruar në fund fitimin”, ka deklaruar Ponari. Ndërkaq, sipas ministrit të Financave, hartimi i tarifave të reja është bazuar në një strategji të re, në funksion të përllogaritjeve aktuale mbi bazën e frekuencës së dëmeve dhe dëmit mesatar të ndodhur, duke marrë për bazë këta tregues për një periudhë relativisht të gjatë, që përfshin vitet 1999–2004. “Në ndryshim nga vitet e kaluara, skema e tarifave të reja të sigurimit të detyrueshëm synon mbrojtjen në radhë të parë të të siguruarve, duke i detyruar shoqëritë e sigurimit të bllokojnë në një llogari të veçantë bankare primin e rrezikut”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Financave. Synimi i këtij skenari është thithja e TVSH-së nga organet tatimore, në mënyrë reale dhe të drejtë. Gjithashtu, në ketë skemë do të mbahen të kontrolluara dhe monitoruara shoqëritë në të gjithë elementët financiarë, për këtë lloj sigurimi, në mënyrë periodike dhe mujore. “Aplikimi i skemës së re në sigurimin e detyrueshëm është pjesë e akteve nënligjore dhe reformës që po ndermerret nga qeveria, në funksion të arritjes së standardeve në fushën e sigurimeve”, bëhet e ditur në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Financave.
Primi më i ulët
66 mijë lekë
Primi më i lartë
180 mijë lekë