Nishani sulmon drejtesine
Artan Cena
Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, sulmon institucionet e drejtesise per politikat e denimit te personave te perfshire ne ngjarje te renda kriminale, qe kane tronditur dhe opinionin publik. Gjate analizes vjetore te Sektorit te Krimeve te Renda, ne Policine e Shtetit, kreu i dikasterit ka vleresuar shifrat e servirura per punen e vitit 2007, por ka shprehur dhe rezerva ne lidhje me institucionet e drejtesise, si Prokurorine dhe Gjykatat. "Institucionet e drejtesise nuk kane denuar persona, te cilet jane te perfshire ne krime te renda, si vrasje, plagosje, pengmarrje, apo krime brenda familjes, edhe pse provat e derguara nga policia kane qene te plota dhe te pakundershtueshme", tha dje, gjate fjales se tij, Nishani, duke theksuar se dhe shifrat e krimit ne familje shenojne rritje, ku nje ne kater denoncime kane kete objekt.
Zbulimi dhe goditja e rrjeteve te ndryshme kriminale eshte bere objekt i diskutimit te djeshem per analizen e sektorit te Krimit te Organizuar ne polici, pasi i jane vene para drejtesise te gjithe personat e perfshire ne krime. Ministri Nishani deklaroi ne fjalen e tij se, "policia shqiptare dhe Ministria e Brendshme eshte e gatshme te nenshkruaje marreveshje ekstradimi me te gjitha shtetet dhe kerkoj denim maksimal per te gjithe shqiptaret qe kryejne krime jashte vendit".
Ministri i eshte rikthyer edhe fenomenit te fundit, qe ka tronditur shoqerine shqiptare, krimit ne familje. Duke iu referuar statistikave qe ka pasur ne duar, numri nje i Ministrise se Brendshme tha se, "nje ne kater krime te denoncuara ka te beje me probleme ne familjet shqiptare". Duke paralajmeruar drejtuesit e policise, ai kerkoi edhe parandalimin e ketyre ngjarjeve, jo vetem hetimin dhe kapjen e autoreve. "Ju duhet te bashkepunoni dhe me agjencite e tjera te zbatimit te ligjit ne vend. Ne nuk jemi duke ndare nje toke dhe pjeset jane te ndara, ketu duhet nje bashkepunim mes te gjitheve, qe Shqiperia te ece me shume perpara", perfundoi ministri, duke inkurajuar luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.