Të pastrehët, bashkia: Para për qiratë, jo dëmshpërblime
Bashkia e Tiranës, në pamundësi për të dëmshpërblyer menjëherë të gjithë personat e prekur nga ndërtimi i objekteve të ndryshme publike në kryeqytet, do t‘u ofrojë atyre mundësinë e pagesës së qirasë. Kjo ndryshe quhet përfitim përmes bonusit të strehimit. Deri tani kjo formë ndihme e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës është dhënë kryesisht për një numër të kufizuar familjesh të pastreha, me probleme të theksuara sociale. Përllogaritjet për familjet përfituese bëheshin mbi bazë të standardeve të përcaktuara paraprakisht nga specialistët, sipas vendndodhjes së apartamentit që paguhej dhe që merrte edhe miratimin e Këshillit Bashkiak. Ndryshe kjo metodë është mbështetur në një sistem pikëzimi. Ndërsa, aktualisht kjo ndihmë ose bonus strehimi do të konsiderohet si një subvencionim i autoriteteve lokale për të dëmtuarit.
Kështu, në mbledhjen e sotme, autoriteti më i lartë vendimmarrës i Bashkisë së Tiranës, Këshilli Bashkiak, do të marrë në shqyrtim për të aprovuar ose jo projektvendimin mbi "trajtimin me bonus strehimi të disa familjeve të pastreha, të cilave u janë prishur shtëpitë për shkak të zbatimit të planeve rregulluese, realizimit të projekteve për ndërtimin e objekteve me funksion publik dhe vendimeve gjyqësore".
Përfaqësues të këtij këshilli bëjnë të ditur se kjo mendohet të jetë forma e ardhshme e mbështetjes që do të ofrojë pushteti vendor për të gjitha ato familje që do të humbasin shtëpitë e tyre nga zbatimi i planit rregullues të qytetit. Ndonëse e drejta e dëmshpërblimit në përputhje me ligjet në fuqi nuk do të mohohet. Por kjo e fundit lidhet drejtpërsëdrejti me buxhetin e kufizuar që të mund të përballojë përveç ngritjes së objekteve edhe dëmshpërblimin e menjëhershëm të banorëve. Ndaj kjo mësohet se është konsideruar si zgjidhje alternative nga Bashkia e Tiranës, e cila për vitin 2009 ka planifikuar ndërtimin e një numri jo të vogël objektesh infrastrukturore.
Më e rëndësishmja ndër punët e bashkisë, që është planifikuar për vitin e ardhshëm, mbetet fillimi i ndërtimit të unazës së madhe të Tiranës. Gjurma e saj mendohet të shtrihet në zonën e Selitës, pranë Kopshtit Botanik dhe Zoologjik, në kodrat mbrapa Parkut të Madh të Tiranës, në Kodrat e Saukut, nga ku do të lidhet me Rrugën e Elbasanit dhe pranë Akademisë së Rendit Publik. Përfaqësues të këshillit bashkiak konfirmojnë se ndërtimi i këtij objekti infrastrukturor të domosdoshëm për lehtësimin e qarkullimit në Tiranë që vazhdon të zgjerohet, do të sjellë për pasojë edhe prishjen e shumë ndërtimeve për të lejuar punimet për këtë rrugë. Rrjedhimisht, shumë familje do të konsiderohen si të pastreha. Po kështu edhe projekti i tjetërsimit të zonës së Kamzës mendohet se do të rreshtojë në dyert e bashkisë shumë familjarë, që do të presin për të përfituar nga bonusi i strehimit.
Një ndër rastet e përfitimit të këtij bonusi nga bashkia ishte ai i banorëve të mbetur të pastrehë si pasojë e prishjes së ndërtimeve pa leje përgjatë lumit të Lanës dhe pranë Maternitetit të Ri. Rreth 32 familje përfituan një shumë mujore, prej 15 mijë lekësh, në mënyrë që të kishin mundësi të paguanin qiranë e shtëpive ku u strehuan përkohësisht.
Gjithashtu, përfaqësuesit e këshillit bashkiak shprehen se një projektvendim i posaçëm do të duhet të miratohet për këtë çështje. Kjo, në mënyrë që të sanksionohet që "të gjithë banorët të cilët do të përfshihen nga projektet e rregullimit të territorit të Tiranës, mund të drejtohen pranë bashkisë, e cila do t‘u japë atyre një shumë të caktuar të ardhurash për të përballuar qiratë".