Berisha: Dua 250 milionë euro
Qeveria ka nevojë për fonde shtesë, në mënyrë që të përballojë realizimin e premtimeve të dhëna në shtator 2005, të cilat lidhen më shumë me infrastrukturën. Plani për të marrë kredi tregtare në formën e ankandit, do të bëhet realitet shumë shpejt, pasi Ministria e Financave ka përgatitur të gjitha procedurat e nevojshme për realizimin e tenderit më 15 janarin e 2009-ës. Sigurimi i financimeve shtesë ishte menduar më parë me anë të euroboneve, që do të emetoheshin në tregun e huaj të parasë, por kriza financiare që ka përfshirë ekonomitë e mëdha, detyroi qeverinë të ndryshojë skenar. I ngjashëm me ankandin e zhvilluar në qershor 2007, nga ku u siguruan 230 milionë euro nga dy banka greke, qeveria me anë të Ministrisë së Financave ka nisur procedurat ligjore për garantimin e një shume të konsiderueshme, e cila do të përdoret për disa sektorë prioritarë. Burime zyrtare nga ministria qartësojnë se fondi që do të kërkohet në ankand do të jetë deri në 250 milionë euro. Nga 200 deri në 250 milionë euro do të provohet se cila do të jetë oferta e bankave të huaja, të cilat gati dy vjet më parë paraqitën interesa të leverdishme (5.2 për qind).
Kërkesa
Tenderi është parashikuar të zhvillohet më 15 janar 2009, datë në të cilën institucionet bankare do të ofrojnë interesat e tyre në varësi të shumës që shkon 200-250 milionë euro. Sipas dokumentit zyrtar të firmosur nga Drejtoria e Borxhit në ministri, fondi që do të sigurohet nga bankat do të përdoret për vitin 2009, në drejtim të atyre prioriteteve të miratuara nga Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, pranë Këshillit të Ministrave. Një nga kërkesat e ministrisë drejtuar të interesuarve lidhet me disbursimin e së gjithë shumës brenda vitit 2009. Nga ky fakt duket qartë nevoja e madhe e qeverisë për para, edhe pse Kryeministri pretendon se të ardhurat në buxhet konsiderohen të suksesshme.
Buxheti
I gjithë buxheti i shtetit për vitin 2009 është rreth 383 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat parashikohen të jenë rreth 333 miliardë lekë. Nga kjo del se deficiti buxhetor parashikohet të jetë rreth 50 miliardë lekë ose 4.2 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Problem për qeverinë mbetet kufiri mbi borxhin të vendosur në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Marrja e kredisë tregtare mund ta cenojë këtë kufi, në një kohë që financimi i huaj për projektet në vend arrin në 21 miliardë lekë. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që burimi i kredisë prej rreth 250 milionë euro të jetë tregu bankar vendas, ku operojnë 16 banka.