E Diel, 1 Nëntor 2026

Të pastrehët, kategoritë e familjeve që përfitojnë truall falas ose me çmim të lirë



Familjet e pastreha, por që janë edhe në kushte financiare të rrënuara, do të kenë mundësi që të përfitojnë truall për ndërtim. Qeveria ka përcaktuar, me anë të një vendimi, kushtet financiare që duhet të plotësojë një familje e pastrehë në momentin e blerjes së truallit të ndërtimit. Çdo familjar i pastrehë me të ardhura të pakta, por që kërkon të ndërtojë vetë, mund të marrë një copë truall për ndërtim. Kështu, është përcaktuar që çmimi і shitjes së truallit familjeve që përfitojnë banesë me kosto të ulët përcaktohet sipas vlerave të tregut, ndërsa për trojet pronë e shtetit çmimi і shitjes përcaktohet sipas vlerave të miratuara, për efekt të kompensimit të pronave. Për qytetet të cilat nuk është miratuar ende vlera e truallit, të përdoren për referencë vlerat e qytetit më të afërt. Vendimi ka përcaktuar se për familjet me të ardhura më të larta se 14 mijë lekë të rinj për frymë, çmimi і shitjes së truallit do të jetë me vlera tregu. Për familjet me të ardhura për frymë midis 9 mijë lekë dhe 14 mijë lekë, çmimi і shitjes së truallit të jetë sa 50 për qind e çmimit të tregut. Familjet me të ardhura nën 9 mijë lekë për frymë nuk paguajnë për çmimin e truallit. Verifikimi і nivelit të të ardhurave bëhet në mbështetje të Vendimit nr. 53 të qeverisë, i cili përcakton dokumentacionit e nevojshëm, afateve dhe procedurave për të përfituar strehim nga programet e banesave sociale me qira. Kriteret për përcaktimin e çmimit të shitjes së truallit familjeve, që trajtohen me banesë me kosto të ulët, do të përdoren edhe nga Enti Kombëtar і Banesave për objektet e ndërtuara, për të cilat nuk janë lidhur ende kontratat e shitblerjes, me përjashtim të rasteve të veçanta. Enti Kombëtar і Banesave dhe bashkitë do të zbatojnë këtë vendim të qeverisë.
Kushtet
Qeveria ka parashikuar edhe pagesën me anë të kredisë për të pastrehët, të cilët duhet të paguajnë truallin me vlera tregu, por do të kenë lehtësi në marrjen e kredive me interes minimal prej 2 përqindësh në vit. Shumë familje të pastreha, të cilat paraprakisht klasifikohen për t'u trajtuar me banesa me kosto të ulët, të cilat në çastin e paraqitjes së kërkesës pranë zyrës përkatëse të bashkisë nuk kanë në pronësi një banesë, si dhe familjet, që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit, kanë mundësi që duke paguar jo më shumë se 30 për qind të të ardhurave të tyre në muaj kredi. Familja që ka përfituar banesë me kosto të ulët nuk mund t'i kalojë të drejtat që ajo ka mbi këtë banesë te një person tjetër, apo ta lëshojë atë me qira gjatë periudhës së shlyerjes së kredisë. Familja që ka përfituar banesë me kosto të ulët dhe e ka shlyer atë, duke u bërë pronare e saj, detyrohet të mos e shesë për një periudhë 15-vjeçare. Kjo skemë parashikon që banka krediton familjen e cila më pas blen banesën e hipotekon atë për llogari të bankës, ndërsa shteti subvencionon interesat. Për shembull, në rast se një familje prej katër personash me të ardhura prej 14 mijë lekësh për frymë merr një sipërfaqe rreth 80 m2 me një vlerë prej afro 4 milionë lekësh. Në bazë të kësaj skeme ajo duhet të paguajë rreth 20 mijë lekë në muaj kredi. Duke marrë si kusht minimal që një familje me 4 persona t’i ngelen për shpenzime pas pagesës së kredisë rreth 40 mijë lekë në këtë skemë futen ato familje, të cilat kanë të ardhura mujore deri në 56 mijë lekë në muaj.
Familjet
Familjarët që jetojnë në banesa, të cilat janë në rrezik shembjeje, si dhe ato familje që nuk kanë kushte të pranueshme banimi, që do të përfitojnë të parat nga projektet e qeverisë. Ndërsa mësohet se kjo kategori e të pastrehëve do të trajtohet më me prioritet prej qeverisë si dhe prej pushtetit vendor. Një përzgjedhje e tillë është dhe për shkak të detyrimeve për kthimin e pronës tek i zoti. Burimet kanë bërë të ditur se tashmë ekspertët e qeverisë si dhe ata të Ministrisë së Transporteve kanë nisur punën për hartimin e një projekti konkret, në mënyrë që çështja të futet në hullinë e zgjedhjes përfundimtare. Gjithashtu theksohet se brenda vitit 2009, të 4000 familjet që jetojnë në shtëpitë e pronarëve do të kenë strehën e tyre. Ndërsa do të paguajnë kredinë me përqindje të ulët, e cila do të garantohet me financime nga shteti. Kështu, do të jenë Tirana e Durrësi dy qytetet që do të kenë një numër më të madh apartamentesh që do të ndërtohen me kosto të lirë për familjarët. Ndërsa pas këtyre dy qyteteve do të renditen për nga financimi Korça, Fieri, Elbasani dhe Shkodra.

Kategoritë sipas të ardhurave

1-Të ardhurat për frymë mbi 14 mijë lekë, çmimi і shitjes së truallit do të jetë sipas tregut.

2-Të ardhurat për frymë midis 9 mijë dhe 14 mijë lekë, çmimi і shitjes së truallit të jetë sa 50 për qind e çmimit të tregut.

3-Të ardhurat për frymë nën 9 mijë lekë nuk do të paguhet për çmimin e truallit.

4-Për truallin shtetëror skema është e njëjtë, por çmimi përcaktohet nga harta e Agjencisë së Pronave.

24 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›