E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredia që jep shteti për të pastrehët, sa janë interesat



Skema parashikon blerjen e banesave nga tregu duke aplikuar për banesat një çmim tavan të përcaktuar si niveli minimal i çmimeve të tregut të shitjes së banesave. Në këtë rast bëhet fjalë për banesa të privatizuara që janë hedhur në treg si dhe për sipërfaqe banimi të kontrolluara që nuk kalojnë më shumë se 80m2. Në bazë të kësaj skeme emrat e familjeve i dërgohen bankës nga bashkitë, të cilat informohen paraprakisht nga banka mbi kushtet që duhet të plotësojë familja e pastrehë për të shlyer kredinë. Në këtë rast banka hyn në marrëveshje direkt me individin. Skema në qendër dhe si ndërmjetës Entin Kombëtar të Banesave për ndërtim banesash. Familjarët nuk i përfitojnë banesat nga banka, por nga EKB. Me anë të kësaj skeme parashikohet lidhje e marrëveshjes së kredisë mes EKB dhe Bankës, realizimi i tenderit dhe fillimi i ndërtimit si dhe përzgjedhja e familjeve nga bashkitë mbi bazën e kritereve ligjore, vlerën reale të investimit për një apartament si dhe pagesën mujore të kredisë së subvencionuar. Pas kësaj bëhet lidhja e kontratave paraprake midis familjeve dhe EKB për pagesën e diferencës së kredisë plus vlerë banese e cila mund të bëhet me këste ndaj EKB, bëhet mbyllja e ndërtimeve dhe regjistrimi i pronësisë për EKB dhe më pas bëhet kalimi i pronësisë bankës dhe lidhja e kontratave me familjet. Për ndërtimin e banesave nga EKB projekti parashikon që kostoja e një apartamenti të jetë deri në 2.5 milionë lekë ku është futur edhe vlera e tokës në rreth 220 euro m2. Duke u bazuar në faktin se shpenzimet për pagesën e borxhit të kredisë për një familje nuk duhet të jetë më e lartë se 30-33%, nga kjo skemë mund të përfitojnë familje me një nivel të ardhurash nga 43-55 mijë lekë në muaj.

24 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›