E Diel, 1 Nëntor 2026

"Zgjedhjet, nje test per vendin, qytetaret te pajisen me karta"

Drejtoresha e USAID, Roberta Mahoni ka deklaruar se zgjedhjet e 28 qershorit do te jene test per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian. Deklarata e saj erdhi gjate nje interviste per VOA, ne te cilen Mahoni theksoi se zgjedhjet jane shume te rendesishme per vendin. "Zgjedhjet jane nje prove e rendesishme. Shqiperia duhet te tregoje se eshte ne gjendje te zhvilloje zgjedhje te lira e te ndershme" u shpreh Mahoni. Nder te tjera drejtoresha e USAID ka folur edhe per procesin e pajisjes se qytetareve me karta identiteti, duke nenvizuar se ky proces eshte shume i rendesishem. Mahoni deklaroi se SHBA mbeshtesin integrimin e Shqiperise ne BE, por konsideron se korrupsioni mbetet ende nje problem serioz qe kerkon zgjidhje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›