E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të pastrehët, sa do të kushtojë 1 m2 ndërtim në ditët e sotme



Erald Kapri

Premtimet për ndërtime të reja për të pastrehët sa vijnë e shtohen, por me një ritëm të tillë po shtohet edhe kostoja e ndërtimit. Vit pas viti, kostoja po rritet ndjeshëm. Enti i Banesave ka përcaktuar me një udhëzim të veçantë që miratohet nga qeveria kostot e ndërtimit në të gjitha qytetet shqiptare. Kostoja mesatare e ndërtimit ka shkuar jo pak, por afërsisht 30 mijë lekë të reja për një metër katror. Ky është një alarm për qeverinë, e cila ka një premtim për të ndërtuar 4 mijë apartamente për të pastrehët. Kostoja mesatare e ndërtimit të banesave është përcaktuar nga Enti Kombëtar i Banesave në shkallë republike për sipërfaqe shfrytëzimi si dhe për sipërfaqe ndërtimi. Enti i Banesave pritet që gjatë muajit prill të publikojë edhe vlerat më të reja të koeficientëve si dhe të kostove të ndërtimit në të gjithë vendin. Njëkohësisht është përcaktuar edhe vlera e koeficientit “K”, i cili përcakton edhe vlerën e një banese në varësi të vendit ku ndërtohet. Për qytetet për të cilat nuk janë nxjerrë vlerat e kostos mesatare të ndërtimit, si dhe për zonat rurale, të merren vlerat e qytetit më të afërt sipas tabelës. Në këtë vlerë të kostos mesatare nuk janë përfshirë vlerat e rrjetit inxhinierik, projektit, studimit gjeologjik dhe sizmik, lejes së ndërtimit, truallit dhe shpenzimeve operacionale të Entit me 4 për qind.
Kostot e ndërtimit
Sipas tabelave, janë përcaktuar vlerat në 31 qytete të kostove të ndërtimit. Në tabela janë përcaktuar kostot e sipërfaqes së shfrytëzimit si dhe të ndërtimit. Njëkohësisht është llogaritur edhe koeficienti “K”, i cili bën përllogaritjen e saktë të vlerës që ka një banesë në çdo rreth të vendit. Për llogaritjen e çmimit mesatar, bashkitë і referohen çmimit mesatar të shitblerjeve të banesave në treg, që miratohet çdo vit me udhëzim të qeverisë, sipas llogaritjeve të Entit Kombëtar të Banesave. Brenda kufirit të përcaktuar në udhëzim, çdo bashki miraton një çmim mesatar për zona të ndryshme të qytetit, sipas metodologjisë së miratuar prej tyre. Me disponimin e fondeve për blerjen e banesave me kosto të ulët në treg, ndërtuesi, і cili zbaton programin, përcakton numrin dhe strukturën e apartamenteve, që mund të blihen si dhe njofton personat e miratuar me vendim të këshillit bashkiak për t’u trajtuar me banesë me kosto të ulët për ta gjetur banesën në treg sipas çmimit kufi.
Përfituesit
Personit të pastrehë i njoftohet afati që mund të blejë banesë me kosto dhe і lihen jo më shumë se 3 muaj kohë për të gjetur banesën në treg. Për arsye të motivuara, ky afat mund të shtyhet edhe tre muaj të tjerë. Pas skadimit të këtij afati, strukturat, që zbatojnë programin, shpallin njoftim publik për blerjen e apartamenteve në treg. Njoftimi bëhet nëpërmjet mjeteve të informimit publik, të paktën në dy prej të përditshmeve, me tirazh më të lartë, për 15 ditë kalendarike. Banesat, e identifikuara për blerje, inspektohen përpara fillimit të procedurave për të parë nëse plotësojnë kushtet teknike dhe higjienike nga inspektorë të higjienës dhe inxhinierë civilë. Kur banesa do të blihet për një person me aftësi të kufizuar, ajo duhet të plotësojë normat në fuqi për personat me aftësi të kufizuara, shmangien e barrierave arkitektonike, edhe pse me fonde publike në këto raste mund të përballohen shpenzimet për realizimin e ndërhyrjeve minimale, si prishja e shkallës hyrëse dhe zëvendësimi me rampe, vendosja e korrimanos në shkallë, zgjerimi і hapësirës së derës hyrëse të apartamentit dhe vendosja e korrimanove në banjë. Edhe bashkitë e vogla dhe të mesme ndihmohen me financime nga buxheti і shtetit për përshtatjen e banesave, në bazë të projekteve dhe preventivave. Banesa mbetet në pronësi të subjektit financues deri në shlyerjen e plotë të vlerës së saj nga përfituesi. Mënyra e shlyerjes së vlerës së banesës përcaktohet nga subjekti që ka financuar blerjen e banesave në treg. Në rast se banesat janë blerë nga Enti Kombëtar і Banesave, mënyra e shlyerjes së vlerës përcaktohet me udhëzim të ministrit të Transporteve. Qeveria ka ngarkuar me përgjegjësi ligjore bashkitë, Entin Kombëtar të Banesave dhe subjektet e tjera që financojnë për zbatimin e programeve të blerjes së banesave me kosto të ulët për zbatimin e këtij vendimi.

Të pastrehët mund të blejnë banesa me koston e ndërtimit

Qeveria ka përcaktuar me një vendim të posaçëm që të pastrehët mund të blejnë, me ndërhyrjen e shtetit, banesa me koston e ndërtimit. Sipas vendimit, të pastrehët që janë të regjistruar si të tillë në organet e pushtetit lokal mund të përfitojnë shtëpi sa kostoja e ndërtimit dhe pjesën tjetër e subvencionon shteti. Kështu, çdo i pastrehë, që ka pak mundësi financiare, mund të blejë shtëpi. Blerja e një banese mund të bëhet edhe me kredi ose me këste. Qeveria ka përcaktuar se blerja e banesave me kosto të ulët në treg do të bëhet në bazë të çmimit kufi, të përcaktuar si mesatare e çmimit, me të cilin janë shitur banesat në tregun e lirë. Banesat me kosto të ulët, si rregull, blihen në qytete ku çmimi і shitblerjes së tyre në treg është më і ulët ose і barabartë me koston e ndërtimit të banesave nga shteti. Në qytete të tjera, banesa me kosto të ulët mund të blihet për zgjidhjen e rasteve emergjente të strehimit. Miratimi і rasteve emergjente, kur programi zbatohet nga bashkitë, bëhet me vendim të këshillit bashkiak, ndërsa kur programi zbatohet nga Enti Kombëtar і Banesave, miratimi bëhet nga ministri і Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, me kërkesë, të motivuar dhe të miratuar, të këshillit bashkiak, vetëm për ato raste kur në ato bashki nuk ka banesa shtetërore në ndërtim.

Kostoja e ndërtimit për sipërfaqe shfrytëzimi dhe ndërtimi

Nr. Qyteti Çmimi për njësi (mesatare aritmetike)
Sip.shfrytëzimi lekë/m2 Sip.ndërtimi lekë/m2
1 Berat 29 667 24 794
2 Dibër 31 141 26 029
3 Durrës 30 098 25 141
4 Elbasan 28 104 23 482
5 Ersekë 30 311 25 324
6 Fier 29 663 24 796
7 Gramsh 28 802 24 071
8 Gjirokastër 30 182 25 226
9 Korçë 30 301 25 317
10 Krujë 29 176 24 382
11 Kavajë 29 762 24 867
12 Kuçovë 29 457 24 618
13 Kukës 31 758 26 542
14 Laç 29 042 24 267
15 Lezhë 29 127 24 336
16 Librazhd 28 584 23 886
17 Lushnjë 30 543 25 526
18 Mat 30 297 25 317
19 Përrenjas 29 170 24 378
20 Peqin 29 099 24 317
21 Përmet 30 279 25 289
22 Pogradec 30 060 25 124
23 Pukë 30 391 25 398
24 Rrëshen 29 415 24 582
25 Skrapar 29 757 24 872
26 Sarandë 30 289 25 314
27 Shkodër 30 001 25 072
28 Tepelenë 29 961 25 040
29 Tropojë 31 986 26 734
30 Tiranë 29 914 24 993
31 Vlorë 29 743 24 844
Kosto mesatare 29 874 24 964

Për qytetet që nuk janë përfshirë në listë të merret kostoja mesatare e qytetit më të afërt.

Vlera e koeficientit “K”

Nr. Qytetet Vlera e koeficientit “K”
1 Berat 1.0264
2 Bulqizë 0.5818
3 Cërrik 1.1652
4 Çorovodë 0.3305
5 Delvinë 0.7841
6 Devoll 1.2061
7 Dibër 1.0256
8 Durrës 2.6939
9 Elbasan 1.5679
10 Fier 1.6503
11 Fushë-Krujë 1.1362
12 Fushë-Arrës 0.2547
13 Gjirokastër 1.5200
14 Gramsh 1.0774
15 Has 0.9342
16 Himarë 1.6869
17 Kavajë 1.4482
18 Këlcyrë 0.4926
19 Kolonjë 0.8434
20 Korçë 1.5577
21 Krujë 1.3276
22 Kuçovë 0.7941
23 Kukës 0.8566
24 Laç 1.0923
25 Leskovik 0.7257
26 Lezhë 2.2169
27 Librazhd 1.2577
28 Lushnjë 1.3270
29 M.Madhe 1.2416
30 Maliq 1.0202
31 Mallakastër 1.0097
32 Mamurras 0.7787
33 Mat 0.9676
34 Memaliaj 0.2925
35 Mirditë 1.0600
36 Patos 0.6297
37 Peqin 1.2550
38 Përmet 0.7659
39 Pogradec 1.5377
40 Poliçan 0.3329
41 Përrenjas 1.1622
42 Pukë 0.4320
43 Roskovec 0.9890
44 Rubik 1.1222
45 Sarandë 1.6685
46 Shëngjin 2.3512
47 Shkodër 1.5836
48 Shijak 1.2966
49 Tepelenë 0.5624
50 Tiranë 3.2426
51 Tropojë 0.7147
52 Vau i Dejës 0.7805
53 Vlorë 1.6587
54 Vorë 1.8503

27 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›