Të pastrehët, sa do të paguajnë familjet për truallin e banesës
Qeveria miraton çmimet dhe kushtet financiare për truallin. Lehtësi për kreditë, por trualli do të jetë me çmim tregu
Erald Kapri
Qeveria ka miratuar ditën e djeshme kushtet financiare që duhet të plotësojë një familje e pastrehë në momentin e blerjes së truallit të ndërtimit. Sipas vendimit, çmimet e truallit do të jetë me vlera tregu. Kështu është përcaktuar se çmimi і shitjes së truallit familjeve që përfitojnë banesë me kosto të ulët, përcaktohet sipas vlerave të tregut, ndërsa për trojet pronë e shtetit, çmimi і shitjes përcaktohet sipas vlerave të miratuara nga Agjencia e Pronave. Për qytetet, të cilat nuk kanë ende vlerë trualli nga Agjencia, do të përdoren për referencë vlerat e qytetit më të afërt. Vendimi ka përcaktuar se për familjet me të ardhura më të larta se 14 mijë lekë të rinj për frymë, çmimi і shitjes së truallit do të jetë me vlera tregu. Për familjet me të ardhura për frymë midis 9 mijë dhe 14 mijë lekëve, çmimi і shitjes së truallit të jetë sa 50 për qind e çmimit të tregut. Familjet me të ardhura nën 9 mijë lekë për frymë nuk paguajnë për çmimin e truallit. Verifikimi і nivelit të të ardhurave bëhet në mbështetje të Vendimit nr. 53 të qeverisë, i cili përcakton dokumentacionin e nevojshëm, afatet dhe procedurat për të përfituar strehim nga programet e banesave sociale me qira. Kriteret për përcaktimin e çmimit të shitjes së truallit familjeve që trajtohen me banesë me kosto të ulët do të përdoren edhe nga Enti Kombëtar і Banesave për objektet e ndërtuara, për të cilat nuk janë lidhur ende kontratat e shitblerjes, me përjashtim të rasteve të veçanta. Enti Kombëtar і Banesave dhe bashkitë do të zbatojnë këtë vendim të qeverisë.
Kredia
Qeveria ka parashikuar edhe pagesën me anë të kredisë për të pastrehët, të cilët duhet të paguajnë truallin me vlera tregu, por do të kenë lehtësi në marrjen e kredive me interes minimal prej 2 përqindësh në vit. Shumë familje të pastreha, të cilat paraprakisht klasifikohen për t'u trajtuar me banesa me kosto të ulët, të cilat në çastin e paraqitjes së kërkesës pranë zyrës përkatëse të bashkisë nuk kanë në pronësi një banesë, si dhe familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit, kanë mundësi që duke paguar jo më shumë se 30 për qind të të ardhurave të tyre në muaj kredi, të përfitojnë një banesë. Familja që ka përfituar banesë me kosto të ulët nuk mund t'i kalojë të drejtat që ajo ka mbi këtë banesë te një person tjetër, apo ta lëshojë atë me qira gjatë periudhës së shlyerjes së kredisë. Familja që ka përfituar banesë me kosto të ulët dhe e ka shlyer atë duke u bërë pronare e saj, detyrohet të mos e shesë për një periudhë 15-vjeçare. Kjo skemë parashikon që banka krediton familjen, e cila më pas blen banesën, e hipotekon atë për llogari të bankës, ndërsa shteti subvencionon interesat. Për shembull, në rast se një familje prej katër personash, me të ardhura prej 14 mijë lekësh për frymë, merr një sipërfaqe rreth 80 m2 me një vlerë prej afro 4 milionë lekësh. Në bazë të kësaj skeme ajo duhet të paguajë rreth 20 mijë lekë në muaj kredi. Duke marrë si kusht minimal që një familjeje me 4 persona t’i ngelen për shpenzime pas pagesës së kredisë rreth 40 mijë lekë, në këtë skemë futen ato familje të cilat kanë të ardhura mujore deri në 56 mijë lekë në muaj.
Përfituesit
Familjarët që jetojnë në banesa të cilat janë në rrezik shembjeje, si dhe ato familje që nuk kanë kushte të pranueshme banimi, do të përfitojnë të parat nga projektet e qeverisë. Ndërsa mësohet se kjo kategori e të pastrehëve do të trajtohet më me prioritet prej qeverisë si dhe prej pushtetit vendor. Një përzgjedhje e tillë është dhe për shkak të detyrimeve për kthimin e pronës tek i zoti. Burimet kanë bërë të ditur se tashmë ekspertët e qeverisë si dhe ata të Ministrisë së Transporteve kanë nisur punën për hartimin e një projekti konkret, në mënyrë që çështja të futet në hullinë e zgjedhjes përfundimtare. Gjithashtu theksohet se brenda vitit 2009, të 4000 familjet që jetojnë në shtëpitë e pronarëve do të kenë strehën e tyre. Ndërsa do të paguajnë kredinë me përqindje të ulët, e cila do të garantohet me financime nga shteti. Kështu, do të jenë Tirana e Durrësi dy qytetet që do të kenë një numër më të madh apartamentesh që do të ndërtohen me kosto të lirë për familjarët. Ndërsa pas këtyre dy qyteteve do të renditen për nga financimi Korça, Fieri, Elbasani dhe Shkodra.
Kushtet financiare për blerjen e truallit
1-Të ardhurat për frymë mbi 14 mijë lekë, çmimi і shitjes së truallit do të jetë sipas tregut
2-Të ardhurat për frymë midis 9 mijë dhe 14 mijë lekëve, çmimi і shitjes së truallit të jetë sa 50 për qind e çmimit të tregut.
3-Të ardhurat për frymë nën 9 mijë lekë nuk do të paguhet për çmimin e truallit
4-Për truallin shtetëror skema është e njëjtë, por çmimi përcaktohet nga harta e Agjencisë së Pronave
Kushtet financiare në pagesën e kredisë
Kufiri i të ardhurave
1-Kufijtë minimalë dhe maksimalë të të ardhurave të familjeve që përfitojnë banesa me kosto të ulët, sipas strukturës së familjes, përcaktohen nga këshilli bashkiak.
2-Për përcaktimin e këtyre kufijve këshillat bashkiakë bazohen:
a) në vlerën e banesës së ndërtuar ose të blerë në treg;
b) në aftësinë paguese të familjes, nivel i pranueshëm i së cilës merret pagesa e kësteve mujore të kredisë, e cila nuk duhet t’i kalojë 30 për qind të të ardhurave të familjes;
c) në të ardhurat e familjes, të cilat, pas pagesës së kësteve të kredisë nuk duhet të bien më poshtë se niveli i plotë i ndihmës ekonomike të miratuar nga Këshilli i Ministrave;
d) në total do të llogariten rreth 300 këste mujore;
e) interesi vjetor për kredinë nuk do të jetë më i madh se 2 për qind.
17 Prill 2008