E Diel, 1 Nëntor 2026

Oscar beson në medalje të artë

Mesfushori i ri i Chelseat, Oscar ndihet i lumtur që Brazili u kualifikua në çerekfinale të Olimpiadës, pas fitores 3:1 ndaj Bjellorusisë.

Ai e realizoi njërin nga tre golat, për ta ndihmuar ekipin jug-amerikan që të ecën përpara. Tash, mesfushori ofanziv beson se brazilianët kanë kapacitet ta fitojnë këtë turne dhe të stolisen me medalje të artë.

“Jam i lumtur që shkuam në çerekfinale dhe tash po mendojmë për këtë sfidë, pasi që duam të shkojmë përpara. Jam po ashtu i lumtur për golin që e shënova, ishte një lojë e mirë. Ky është nj turne i vështirë, ka ekipe të forta. Ne do të mundohemi ta bëjmë më të mirën dhe ta fitojmë të artën”, theksoi Oscar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›